kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22

Dhjata e Re

Zbulesa 15 Së Bashku (ALNT)

Engjëjt me plagët e fundit

1. Pastaj pashë në qiell një shenjë të madhe e të mahnitshme, shtatë engjëj që kishin shtatë plagët e fundit. Me to përfundoi zemërimi i Perëndisë.

2. Pashë edhe diçka si det të qelqtë përzier me zjarr, si edhe ata që kishin mundur bishën, shëmbëlltyrën e saj dhe numrin e emrit të saj. Ata qëndronin mbi detin e qelqtë me harpat e Perëndisë në duar

3. dhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë dhe këngën e Qengjit:«Të mëdha e të mrekullueshme janë veprat e tua,o Zot, Perëndi i gjithëpushtetshëm!Të drejta e të vërteta udhët e tua,o mbret i kombeve!

4. Kush nuk do të të druajë ty o Zotdhe kush nuk do ta përlëvdojë emrin tënd?Vetëm ti je i shenjtëdhe gjithë kombet do të vijnëe do të të adhurojnë,sepse u shfaqën të gjitha veprat e tua të drejta».

5. Pastaj pashë se u hap tempulli i tendës së dëshmisë në qiell.

6. Nga tempulli dolën shtatë engjëjt që kishin shtatë plagët. Ata ishin veshur me pëlhura të pastra dhe të shndritshme, ndërsa kraharorët i kishin ngjeshur me breza të artë.

7. Njëra nga katër gjallesat u dha shtatë engjëjve shtatë kupa të arta, të mbushura me zemërimin e Perëndisë që jeton në shekuj të shekujve.

8. Tempulli u mbush me tymin e lavdisë e të fuqisë së Perëndisë dhe askush nuk mund të hynte në tempull, derisa të mbaronin të shtatë plagët e shtatë engjëjve.