kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22

Dhjata e Re

Zbulesa 10 Së Bashku (ALNT)

Engjëlli dhe libri i vogël

1. Pastaj pashë një engjëll tjetër të fortë që zbriste prej qiellit. Ai ishte i mbështjellë me re dhe në kokë kishte një ylber. Fytyra e tij ishte si dielli, ndërsa këmbët i kishte si kolona zjarri.

2. Ai mbante në dorë një libër të vogël të hapur. Këmbën e djathtë e vuri mbi det, të majtën mbi tokë

3. dhe thirri me zë të fortë siç ulërin luani. Kur thirri engjëlli, gjëmuan edhe shtatë bubullimat.

4. Kur gjëmuan shtatë bubullimat, doja të shkruaja, por dëgjova një zë nga qielli që më tha: «Mbaji të fshehta ato që thanë shtatë bubullimat dhe mos i shkruaj».

5. Engjëlli që pashë të qëndronte mbi det dhe mbi tokëngriti dorën e djathtë drejt qiellit

6. dhe u betua për atë që jeton në shekuj të shekujve,atë që bëri qiellin, tokën, detin dhe sa janë në to. Ai tha: «Nuk do të vonojnë

7. ditët kur engjëlli i shtatë do t’i bjerë trumbetës dhe atëherë do të përmbushet plani i fshehtë i Perëndisë sipas ungjillit që u dha profetëve, shërbëtorëve të tij».

8. Zëri që dëgjova prej qiellit më foli përsëri dhe më tha: «Shko dhe merr librin e hapur nga dora e engjëllit që qëndron mbi det dhe mbi tokë!».

9. Shkova tek engjëlli dhe i thashë të më jepte librin e vogël. Ai më tha: «Merre dhe gëlltite! Do të ta hidhërojë barkun, por në gojën tënde do të jetë i ëmbël si mjalti».

10. E mora librin e vogël nga dora e engjëllit dhe e gëlltita. Ishte i ëmbël si mjalti në gojën time, po kur e hëngra, m’u hidhërua barku.

11. Atëherë më thanë: «Duhet të profetizosh përsëri në shumë popuj, kombe, gjuhë dhe mbretër».