1. Në fillim ishte Fjala.Fjala ishte me Perëndinë.Fjala ishte Perëndi.
2. Fjala ishte që në fillimme Perëndinë.
3. Gjithçka u bë nëpërmjet tijdhe asgjë e krijuar nuk u bë pa të.
4. Në të gjendej jetadhe jeta ishte drita e njerëzve.
5. Drita ndriçon në errësirëdhe errësira nuk e mundi dot.
6. Perëndia dërgoi një njeriqë quhej Gjon.
7. Ai erdhi të jepte dëshmipër dritën,që të gjithë të besojnënëpërmjet tij.
8. Ai nuk ishte drita,por dëshmitar i dritës.
9. Fjala ishte drita e vërtetë,e cila vjen në botëdhe ndriçon çdo njeri.
10. Ai ishte në botëdhe bota u bënëpërmjet tij,por bota nuk e njohu.
11. Ai erdhi në vendin e vet,por njerëzit e tij nuk e pranuan.
12. Atyre që e pranuandhe besuan në emrin e tij,u dha të drejtëntë bëhen bij të Perëndisë.
13. Ata nuk u lindën prej gjakut,as prej vullnetit njerëzora prej dëshirës së burrit,por prej Perëndisë.
14. Dhe Fjala u mishëruae banoi mes nesh.Ne e pamë lavdinë e tij,lavdi e Birit të vetëmlindur të Atit,plot hir dhe të vërtetë.
15. Gjoni dëshmoi për të. Ai tha me zë të lartë: «Ky është ai për të cilin thashë: Ai që vjen pas meje është më i madh se unë, sepse ishte para meje».
16. Ne të gjithë morëm hir mbi hir prej plotësisë së tij.
17. Ligji u dha përmes Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën përmes Jezu Krishtit.
18. Askush nuk e ka parë ndonjëherë Perëndinë. Biri i vetëmlindur që është në gjirin e Atit, ai na e bëri të njohur.
19. Kjo është dëshmia e Gjonit kur të parët e judenjve nga Jerusalemi i dërguan priftërinj dhe levitë që ta pyesin: «Kush je ti?».
20. Ai nuk ngurroi të përgjigjej, por rrëfeu: «Unë nuk jam Krishti».
21. Ata e pyetën: «Atëherë, kush je ti? A mos je Elia?». Gjoni tha: «Jo, nuk jam». «A mos je profeti?». Ai u përgjigj: «Jo».
22. Atëherë i thanë: «Kush je ti? Se duhet t’u japim një përgjigje atyre që na dërguan. Ç’thua për veten tënde?».
23. Gjoni tha: «Unë jam zëri që thërret në shkretëtirë: Bëni gati udhën për Zotin!». Kështu kishte thënë edhe profeti Isaia.
24. Të dërguarit ishin nga farisenjtë.
25. Ata e pyetën: «Nëse ti nuk je Krishti, as Elia dhe as profeti, atëherë, përse pagëzon?».
26. Gjoni u përgjigj: «Unë pagëzoj me ujë, por mes jush qëndron ai që ju nuk e njihni.
27. Ai vjen pas meje, por unë nuk jam i denjë as t’i zgjidh lidhëset e sandaleve».
28. Të gjitha këto ndodhën në Betani, në anën tjetër të lumit Jordan, ku Gjoni po pagëzonte.
29. Të nesërmen Gjoni pa Jezuin që po vinte drejt tij dhe tha:«Ja Qengji i Perëndisë, që merr mbi vete mëkatin e botës!
30. Ky është ai për të cilin ju thashë: “Pas meje vjen dikush që është më i madh se unë, sepse ishte përpara meje.”
31. Unë nuk e njihja atë, prandaj erdha të pagëzoj me ujë që t’ia zbuloj Izraelit».
32. Gjoni dëshmoi: «Pashë Shpirtin e Perëndisë tek zbriste prej qiellit si pëllumb dhe që qëndroi mbi të.
33. Unë nuk e njihja atë, por ai që më dërgoi të pagëzoj me ujë më tha: “Ai mbi të cilin do të shohësh Shpirtin duke zbritur dhe duke qëndruar mbi të, është ai që do të pagëzojë me Shpirtin e Shenjtë.”
34. Unë e kam parë dhe dëshmoj se ky është Biri i Perëndisë».
35. Të nesërmen, Gjoni po qëndronte sërish atje bashkë me dy prej dishepujve të tij
36. dhe kur pa Jezuin që po kalonte, tha: «Ja Qengji i Perëndisë!».
37. Dy dishepujt, kur dëgjuan çfarë tha Gjoni, i shkuan pas Jezuit.
38. Jezui u kthye, dhe kur pa se po i shkonin pas, i pyeti: «Çfarë kërkoni?». Ata i thanë: «Rabbi - që do të thotë mësues - ku banon?».
39. Jezui u tha: «Ejani dhe shihni!». Ata shkuan, panë se ku banonte dhe atë ditë qëndruan me të. Ora ishte rreth katër e pasdites.
40. Andrea, vëllai i Simon Pjetrit, ishte njëri prej atyre të dyve që ndoqën Jezuin, pasi dëgjuan çfarë tha Gjoni.
41. Ai takoi të parin vëllanë e vet, Simonin, dhe i tha: «Gjetëm Mesinë!», domethënë Krishtin.
42. Pastaj e çoi atë te Jezui, i cili sapo e pa, i tha: «Ti je Simoni, biri i Gjonit. Ti do të quhesh Kefa», që do të thotë Pjetër, shkëmb.
43. Të nesërmen, Jezui vendosi të shkojë në Galile. Ai takoi Filipin dhe i tha: «Më ndiq!».
44. Filipi ishte nga Betsaida, nga qyteti i Andreas dhe Pjetrit.
45. Filipi gjeti Natanaelin dhe i tha: «E gjetëm atë për të cilin kanë shkruar Moisiu në ligj dhe profetët, Jezuin nga Nazareti, të birin e Jozefit».
46. Natanaeli e pyeti: «A mund të dalë ndonjë gjë e mirë nga Nazareti?».«Eja e shih!» - iu përgjigj Filipi.
47. Jezui pa Natanaelin që po shkonte drejt tij dhe tha për të: «Ja një izraelit i vërtetë tek i cili nuk ka mashtrim!».
48. Natanaeli e pyeti: «Nga më njeh?».Jezui iu përgjigj: «Të pashë kur ishe nën fik, përpara se të të thërriste Filipi».
49. Natanaeli tha: «Mësues, ti je Biri i Perëndisë! Ti je mbreti i Izraelit!».
50. Jezui i tha: «Ti beson vetëm sepse të thashë se të pashë nën fik? Do të shohësh gjëra edhe më të mëdha!».
51. Pastaj Jezui i tha: «Me të vërtetë po ju them: do të shihni qiellin e hapur dhe engjëjt e Perëndisë duke u ngjitur dhe duke zbritur mbi Birin e njeriut».