kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31
  32. 32
  33. 33
  34. 34
  35. 35
  36. 36
  37. 37
  38. 38
  39. 39
  40. 40
  41. 41
  42. 42
  43. 43
  44. 44
  45. 45
  46. 46
  47. 47
  48. 48
  49. 49
  50. 50

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Zanafilla 49 Bibla Shqip (ALBB)

1. Pastaj Jakobi thirri bijtë e tij dhe tha: "Mblidhuni që unë t'ju njoftoj çfarë do t'ju ndodhë në ditët e ardhshme.

2. Mblidhuni dhe dëgjoni, o bijtë e Jakobit! Dëgjoni Izraelin, atin tuaj!

3. Ruben, ti je i parëlinduri im, forca ime, filli i fuqisë sime, i dalluar për dinjitet dhe për forcë.

4. I rrëmbyer si uji, ti nuk do të kesh epërsinë, sepse hipe mbi shtratin e atit tënd dhe e përdhose. Ai hipi mbi shtratin tim.

5. Simeoni dhe Levi janë vëllezër: shpatat e tyre janë vegla dhune.

6. Mos hyftë shpirti im në mendjen e tyre, lavdia ime mos u bashkoftë me kuvendin e tyre! Sepse në mërinë e tyre kanë vrarë njerëz, në kryeneçësinë e tyre u kanë prerë leqet e këmbëve demave.

7. Mallkuar qoftë mëria e tyre, sepse ka qenë e egër, dhe tërbimi i tyre sepse ka qenë mizor! Unë do t'i ndaj te Jakobi dhe do t'i shpërndaj te Izraeli.

8. Judë, vëllezërit e tu do të të lavdërojnë; dora jote do të jetë mbi zverkun e armiqve të tu; bijtë e atit tënd do të përkulen para teje.

9. Juda është një luan i ri; ti zë fill nga preja, biri im; ai përkulet, struket si një luan, si një luaneshë; kush guxon ta zgjojë?

10. Skeptri nuk do t'i hiqet Judës, as bastuni i komandimit nga këmbët e tij, derisa të vijë Shilohu; dhe atij do t'i binden popujt.

11. Ai e lidh gomarin e tij të vogël në pjergull dhe kërriçin e gomaricës së tij në pjergullën më të mirë; i lan rrobat e tij në verë dhe mantelin e tij në gjakun e rrushit.

12. Ai i ka sytë të ndritura nga vera dhe dhëmbët e bardha nga qumështi.

13. Zabuloni do të banojë në breg të deteve; dhe do të përbëjë një vendstrehim për anijet; kufiri i tij do të zgjatet drejt Sidonit.

14. Isakari është një gomar i fuqishëm, i shtrirë nëpër vathë.

15. Ai e pa që çlodhja është e mirë dhe që vendi është i këndshëm; ai përkuli kurrizin për të mbajtur peshën dhe u bë një shërbëtor i punës së detyruar.

16. Dani do ta gjykojë popullin e tij, si një nga fiset e Izraelit.

17. Dani do të jetë një gjarpër në rrugë, një nepërkë nëpër shteg, që kafshon thembrat e kalit, kështu që kalorësi rrëzohet së prapthi.

18. Unë pres shpëtimin tënd, o Zot!

19. Një bandë grabitësish do të sulmojë Gadin, por edhe ai do t'i sulmojë këmba këmbës.

20. Nga Asheri do të vijë buka e shijshme dhe ai do të japë kënaqësira reale.

21. Neftali është një drenushe e lënë e lirë, ai thotë fjalë të bukura.

22. Jozefi është një degë e një druri frytdhënës; një degë e një druri frytdhënës që ndodhet pranë një burimi; degët e tij shtrihen mbi murin.

23. Harkëtarët e kanë provokuar, i kanë hedhur shigjeta, e kanë ndjekur;

24. por harku i tij ka mbetur i fortë; krahët e tij janë përforcuar nga duart e të Fuqishmit të Jakobit (e atij që është bariu dhe shkëmbi i Izraelit),

25. nga Perëndia e atit tënd që do të të ndihmojë dhe nga Shumë i Larti që do të të bekojë me bekimet e qiellit nga lart, me bekimet e humnerës që ndodhet poshtë, me bekimet e sisëve dhe gjirit të nënës.

26. Bekimet e atit tënd ua kalojnë bekimeve të të parëve të mi, deri në majat e kodrave të përjetshme. Ata do të jenë mbi kryet e Jozefit dhe mbi kurorën e atij që u nda nga vëllezërit e tij.

27. Beniamini është një ujk grabitqar; në mëngjes ha gjahun dhe në mbrëmje ndan prenë.

28. Tërë këta janë dymbëdhjetë fiset e Izraelit; dhe pikërisht këtë u tha ati i tyre kur i bekoi. I bekoi duke i dhënë secilit një bekim të veçantë.

29. Pastaj Jakobi i urdhëroi duke thënë: "Unë jam duke u ribashkuar me popullin tim; më varrosni pranë etërve të mi në shpellën që ndodhet në arën e Efron hiteut,

30. në shpellën që është në fushën e Makpelahut përballë Mamres, në vendin e Kanaanit, atë që Abrahami bleu në arën nga Efron hiteu, si vendvarrim, pronë e tij.

31. Atje u varrosën Abrahami dhe Sara, gruaja e tij, aty u varrosën Isaku dhe Rebeka, e shoqja, dhe aty unë varrosa Lean.

32. Ara dhe shpella që ndodhet aty u blenë nga bijtë e Hethit".

33. Kur Jakobi mbaroi së dhëni këto urdhra bijve të tij, mblodhi këmbët në shtrat dhe vdiq; dhe u bashkua me popullin e tij.