3. Prandaj erdha te ju me dobësi, me frikë dhe me tmerr.
4. Fjalët e mia dhe predikimi im nuk u mbështetën në fjalë bindëse plot urti, por në dëftimin e Shpirtit të Shenjtë dhe të fuqisë së Perëndisë,
5. që besimi juaj të mos mbështetet në urtinë njerëzore, por në fuqinë e Perëndisë.
6. Megjithatë ne u flasim për urti besimtarëve që janë të pjekur shpirtërisht, por jo për urtinë e kësaj epoke e as për urtinë e prijësve të kësaj bote, që shkojnë drejt shkatërrimit.
7. Ne flasim për urtinë e planit të Perëndisë, të fshehur për njerëzit, por që ai e kishte paracaktuar përpara kësaj jete, që ne të marrim pjesë në lavdinë e tij.
8. Asnjë nga prijësit e kësaj bote nuk e ka njohur këtë urti, sepse po ta njihnin, nuk do ta kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.
9. Por, siç thotë Shkrimi i shenjtë: Ato gjëra që syri nuk i pa e veshi nuk i dëgjoidhe që nuk hynënë zemrën e njeriut,Perëndia i ka përgatiturpër ata që e duan.
10. Ndërsa neve Perëndia na i zbuloi nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, sepse Shpirti i Shenjtë shqyrton gjithçka, madje dhe vetë thellësitë e Perëndisë.
11. Kush i njeh të fshehtat e njeriut, përveç shpirtit të tij? Po kështu edhe të fshehtat e Perëndisë nuk i njeh askush, përveç Shpirtit të tij të Shenjtë.
12. Ne nuk kemi marrë shpirtin e kësaj bote, por Shpirtin e Shenjtë që vjen nga Perëndia, që të njohim ato që na janë dhuruar prej tij.
13. Këto që themi, nuk i kemi nga fjalë të mësuara me urti njerëzore, por nga fjalë të mësuara prej Shpirtit të Shenjtë, duke ua shtjelluar gjërat shpirtërore atyre që kanë marrë Shpirtin e Shenjtë.
14. Njeriu që nuk e ka marrë Shpirtin e Shenjtë, nuk i pranon të vërtetat e Shpirtit të Perëndisë. I duken marrëzi dhe nuk mund t’i kuptojë, sepse ato duhet të gjykohen në mënyrë shpirtërore.
15. Ndërsa njeriu që e ka marrë Shpirtin e Shenjtë, kupton gjithçka dhe askush nuk mund ta kuptojë gjykimin e tij,
16. sepse, kush i njohu mendimet e Zotit, që t’i japë mend atij?Por ne kemi mendjen e Krishtit.