kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16

Dhjata e Re

1 Korintasve 2 Së Bashku (ALNT)

Predikimi i Krishtit të kryqëzuar

1. Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju për t’ju shpallur planin e fshehtë të Perëndisë, nuk erdha me fjalë të mëdha apo me urti të madhe.

2. Sepse e gjykova të drejtë që të mos ju mësoja asgjë tjetër, përveç Jezu Krishtit dhe madje, Jezu Krishtit të kryqëzuar.

3. Prandaj erdha te ju me dobësi, me frikë dhe me tmerr.

4. Fjalët e mia dhe predikimi im nuk u mbështetën në fjalë bindëse plot urti, por në dëftimin e Shpirtit të Shenjtë dhe të fuqisë së Perëndisë,

5. që besimi juaj të mos mbështetet në urtinë njerëzore, por në fuqinë e Perëndisë.

Zbulesa nga Shpirti i Shenjtë

6. Megjithatë ne u flasim për urti besimtarëve që janë të pjekur shpirtërisht, por jo për urtinë e kësaj epoke e as për urtinë e prijësve të kësaj bote, që shkojnë drejt shkatërrimit.

7. Ne flasim për urtinë e planit të Perëndisë, të fshehur për njerëzit, por që ai e kishte paracaktuar përpara kësaj jete, që ne të marrim pjesë në lavdinë e tij.

8. Asnjë nga prijësit e kësaj bote nuk e ka njohur këtë urti, sepse po ta njihnin, nuk do ta kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.

9. Por, siç thotë Shkrimi i shenjtë: Ato gjëra që syri nuk i pa e veshi nuk i dëgjoidhe që nuk hynënë zemrën e njeriut,Perëndia i ka përgatiturpër ata që e duan.

10. Ndërsa neve Perëndia na i zbuloi nëpërmjet Shpirtit të Shenjtë, sepse Shpirti i Shenjtë shqyrton gjithçka, madje dhe vetë thellësitë e Perëndisë.

11. Kush i njeh të fshehtat e njeriut, përveç shpirtit të tij? Po kështu edhe të fshehtat e Perëndisë nuk i njeh askush, përveç Shpirtit të tij të Shenjtë.

12. Ne nuk kemi marrë shpirtin e kësaj bote, por Shpirtin e Shenjtë që vjen nga Perëndia, që të njohim ato që na janë dhuruar prej tij.

13. Këto që themi, nuk i kemi nga fjalë të mësuara me urti njerëzore, por nga fjalë të mësuara prej Shpirtit të Shenjtë, duke ua shtjelluar gjërat shpirtërore atyre që kanë marrë Shpirtin e Shenjtë.

14. Njeriu që nuk e ka marrë Shpirtin e Shenjtë, nuk i pranon të vërtetat e Shpirtit të Perëndisë. I duken marrëzi dhe nuk mund t’i kuptojë, sepse ato duhet të gjykohen në mënyrë shpirtërore.

15. Ndërsa njeriu që e ka marrë Shpirtin e Shenjtë, kupton gjithçka dhe askush nuk mund ta kuptojë gjykimin e tij,

16. sepse, kush i njohu mendimet e Zotit, që t’i japë mend atij?Por ne kemi mendjen e Krishtit.