Dhjata e Re

Zbulesa 11:6-15 Së Bashku (ALNT)

6. Ata kanë pushtet për të mbyllur qiellin, që të mos bjerë asnjë pikë shi gjatë ditëve kur ata do të profetizojnë. Kanë edhe pushtet t’i kthejnë ujërat në gjak dhe ta godasin tokën me epidemi sa herë të duan.

7. Kur të kenë mbaruar së dëshmuari, bisha që ngjitet prej humnerës do të bëjë luftë me ta, do t’i mundë e do t’i vrasë.

8. Kufomat e tyre do të dergjen në sheshin e qytetit të madh, i cili në mënyrë simbolike quhet Sodomë dhe Egjipt, qyteti ku u kryqëzua Zoti i tyre.

9. Njerëzit nga të gjithë popujt, fiset, gjuhët dhe kombet do t’i shohin kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë dhe nuk do të lejojnë t’i varrosin.

10. Banorët e tokës do të gëzohen për ta, do të festojnë dhe do t’i dërgojnë dhurata njëri-tjetrit, sepse dy profetët i kishin munduar.

11. Por, pas tri ditë e gjysmë shpirti i jetës erdhi nga Perëndia dhe hyri tek ata. Dy dëshmitarët u ngritën në këmbë dhe ata që i shikonin i zuri një frikë e madhe.

12. Atëherë dëgjuan një zë të fortë nga qielli, që u tha: “Ngjituni këtu lart!”. Ata u ngjitën në qiell mbi një re dhe armiqtë e tyre i panë.

13. Në atë çast ra një tërmet i madh dhe u shkatërrua një e dhjeta e qytetit. Nga tërmeti u vranë shtatëmijë njerëz, ndërsa të tjerëve u hyri frika dhe i dhanë lavdi Perëndisë së qiellit».

14. Mjerimi i dytë shkoi. Ja ku po vjen me shpejtësi mjerimi i tretë.

15. I ra trumbetës engjëlli i shtatë. Atëherë në qiell u dëgjuan zëra të lartë që thoshin:«Mbretërimi i botës i përket Zotit tonëdhe Krishtit të tijdhe ai do të mbretërojë në shekuj të shekujve».

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 11