Dhjata e Re

Veprat 1:16-26 Së Bashku (ALNT)

16. «Vëllezër, duhej të përmbushej ajo pjesë e Shkrimit të shenjtë që Shpirti i Shenjtë e ka parathënë nëpërmjet Davidit për Judën, i cili u bë udhëheqësi i atyre që kapën Jezuin.

17. Juda ishte njëri prej nesh dhe kishte marrë pjesë në shërbesën tonë.

18. Ai bleu një arë me shpërblimin e mbrapshtisë së vet. Aty u përplas me kokë poshtë, iu ça barku e iu derdhën të gjitha zorrët.

19. Të gjithë banorët e Jerusalemit e morën vesh këtë gjë, prandaj ara u quajt në gjuhën e tyre ‘Hakeldama’, që do të thotë Ara e Gjakut.

20. Dhe ja se çfarë shkruhet në librin e Psalmeve: u shkretoftë shtëpia e tij e mos banoftë askush në të!dhe tjetërkush ia zëntë vendin!

21. Prandaj, njëri nga burrat që ka qenë me ne gjatë gjithë kohës kur Zoti Jezu shkonte bashkë me ne nga një vend në tjetrin,

22. duke filluar që nga pagëzimi i Gjonit, deri ditën kur Jezui u largua prej nesh e u ngrit në qiell, duhet të bëhet dëshmitar i ngjalljes së tij bashkë me ne».

23. Atëherë paraqitën dy veta: Jozefin, që quhej Barsaba e që thirrej Just, dhe Matian.

24. Pastaj u lutën kështu: «Zot, ti i njeh zemrat e të gjithëve. Na trego cilin prej këtyre të dyve ke zgjedhur

25. për të zënë vendin e Judës në këtë shërbesë e për t’u bërë apostull, sepse Juda e la këtë shërbesë e shkoi udhës së vet».

26. Pastaj hodhën short e shorti i ra Matias, i cili u bashkua me të njëmbëdhjetë apostujt e tjerë.

Lexoni kapitullin e plotë Veprat 1