Dhjata e Re

Marku 9:28-46 Së Bashku (ALNT)

28. Kur hyri në shtëpinë ku po rrinin, dishepujt e pyetën veçmas: «Përse ne nuk mundëm ta dëbonim?».

29. Jezui u tha: «Ky lloj shpirti nuk mund të dëbohet ndryshe, përveçse me lutje».

30. Pastaj u larguan që aty dhe kaluan nëpër Galile. Jezui nuk donte ta merrte vesh njeri.

31. Ai po mësonte dishepujt e tij dhe u tha: «Biri i njeriut do të dorëzohet në duart e njerëzve, ata do ta vrasin dhe, pas tri ditësh, ai do të ngjallet».

32. Por ata nuk i kuptuan këto fjalë dhe kishin frikë ta pyesnin.

33. Arritën në Kafarnaum dhe kur hyri në shtëpinë ku po rrinin, i pyeti: «Për çfarë po bisedonit me njëri-tjetrin gjatë rrugës?».

34. Ata heshtën, sepse gjatë rrugës kishin biseduar se kush nga ata ishte më i madhi.

35. Pasi u ul, i thirri të dymbëdhjetët dhe u tha: «Nëse dikush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i fundit i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve».

36. Pastaj mori një fëmijë, e vuri mes tyre dhe duke e marrë në krahë, u tha:

37. «Kush pranon në emrin tim një fëmijë si ky, më pranon mua dhe kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më ka dërguar».

38. Gjoni i tha Jezuit: «Mësues, pamë një njeri që dëbonte djajtë në emrin tënd dhe ia ndaluam, sepse nuk vinte pas nesh».

39. Por Jezui i tha:«Mos ia ndaloni, se askush nuk mund të flasë keq për mua sapo bën një vepër të fuqishme në emrin tim.

40. Kush nuk është kundër nesh, është me ne.

41. Nëse dikush do t’ju japë të pini një gotë ujë për shkak se jeni të Krishtit, me të vërtetë po ju them se ai nuk do ta humbasë shpërblimin e tij».

42. «Nëse dikush shtyn në mëkat njërin prej këtyre të vegjëlve që besojnë në mua, për atë do të ishte më mirë të lidhte në qafë një gur të madh mulliri dhe të hidhej në det.

44 . ku tenja nuk ngordh dhe zjarri nuk shuhet..

46 . ku tenja nuk ngordh dhe flaka nuk shuhet..

Lexoni kapitullin e plotë Marku 9