Dhjata e Re

Kolosianëve 1:26-29 Së Bashku (ALNT)

26. Kjo fjalë është plani i Perëndisë, që ka qenë i fshehur gjatë shekujve për të gjitha breznitë, por që tani iu shfaq besimtarëve të krishterë.

27. Perëndia donte t’u bënte të njohur atyre pasurinë e lavdisë së këtij plani të fshehtë për të gjitha kombet. Ky plan i fshehtë është Krishti në ju, i cili është shpresa juaj për lavdinë që do të vijë.

28. Këtë Krisht predikojmë edhe ne, duke e këshilluar dhe duke e mësuar çdo njeri me gjithë urtinë që kemi, me qëllim që të gjithë njerëzit t’i paraqesim të përsosur përmes Krishtit para Perëndisë.

29. Prandaj unë mundohem dhe luftoj me ndihmën e fuqisë së Krishtit që vepron fuqishëm brenda meje.

Lexoni kapitullin e plotë Kolosianëve 1