Dhjata e Re

Kolosianëve 1:18-29 Së Bashku (ALNT)

18. Ai është kreu i trupit,domethënë i kishës,fillimi i jetës së redhe i pari që u ngjallprej të vdekurve,në mënyrë qëai të jetë i pari në gjithçka.

19. Sepse Perëndisë i pëlqeuqë në Birin të banojëe gjithë plotësia e vetë Perëndisë

20. dhe të pajtojëme veten e tij, nëpërmjet Birit,gjithçka mbi tokëa në qiej,duke vendosur paqenme anë të gjakutqë Biri derdhi në kryq.

21. Edhe ju dikur ishit të huaj për Perëndinë dhe armiq të tij për shkak të mendimeve dhe veprave tuaja të liga.

22. Por tani Biri ju pajtoi me Perëndinë me anë të vdekjes në trupin e tij njerëzor, që t’ju paraqesë para tij të shenjtë, të patëmetë dhe të paqortueshëm.

23. Por duhet të qëndroni të fortë në besim, të qëndrueshëm dhe të palëkundur në shpresën që jep ungjilli që dëgjuat. Ky ungjill i është predikuar gjithë krijesës nën qiell dhe unë, Pali, jam bërë shërbëtor i tij.

24. Tani, gëzohem që vuaj për ju dhe që po plotësoj në trupin tim njerëzor atë që u mungon vuajtjeve të Krishtit për trupin e tij, domethënë për kishën.

25. Kësaj kishe i shërbej edhe unë sipas detyrës që më ngarkoi Perëndia për ju, që t’ju predikoj të plotë fjalën e tij.

26. Kjo fjalë është plani i Perëndisë, që ka qenë i fshehur gjatë shekujve për të gjitha breznitë, por që tani iu shfaq besimtarëve të krishterë.

27. Perëndia donte t’u bënte të njohur atyre pasurinë e lavdisë së këtij plani të fshehtë për të gjitha kombet. Ky plan i fshehtë është Krishti në ju, i cili është shpresa juaj për lavdinë që do të vijë.

28. Këtë Krisht predikojmë edhe ne, duke e këshilluar dhe duke e mësuar çdo njeri me gjithë urtinë që kemi, me qëllim që të gjithë njerëzit t’i paraqesim të përsosur përmes Krishtit para Perëndisë.

29. Prandaj unë mundohem dhe luftoj me ndihmën e fuqisë së Krishtit që vepron fuqishëm brenda meje.

Lexoni kapitullin e plotë Kolosianëve 1