Dhjata e Re

Kolosianëve 1:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Unë Pali, apostull i Krishtit Jezu nga vullneti i Perëndisë, dhe vëlla Timoteu,

2. po ju shkruajmë besimtarëve dhe vëllezërve që besojnë në Krishtin dhe që janë në Kolos:Paçi hir dhe paqe nga Perëndia, Ati ynë!

3. E falënderojmë Perëndinë, Atin e Zotit tonë Jezu Krisht, sa herë që lutemi për ju,

4. sepse kemi dëgjuar për besimin tuaj në Krishtin Jezu dhe për dashurinë që keni për të gjithë besimtarët e krishterë.

5. Këtë besim dhe këtë dashuri e keni për shkak të shpresës që ju pret në qiej, për të cilën keni dëgjuar gjatë predikimit për të vërtetën e ungjillit.

6. Ky ungjill arriti te ju dhe po jep fryt e po përparon në mbarë botën, sikurse ndër ju, që nga dita kur e dëgjuat dhe njohët me të vërtetë hirin e Perëndisë.

7. Këtë ungjill jua mësoi Epafrai, bashkëpunëtori ynë i dashur, që është shërbëtor besnik i Krishtit për ju.

8. Ai na foli për dashurinë që ju ka dhënë Shpirti i Shenjtë.

9. Prandaj edhe ne, që nga dita kur e morën vesh këtë gjë, nuk pushojmë së luturi për ju dhe i kërkojmë Perëndisë t’ju japë urtinë dhe mençurinë shpirtërore që ta njihni plotësisht vullnetin e tij.

10. Kështu do të mund të bëni një jetë të denjë për Zotin dhe ashtu si i pëlqen atij, duke dhënë fryt në çdo vepër të mirë dhe duke shtuar njohuritë për Perëndinë.

11. Ju do të forcoheni me fuqinë që vjen nga pushteti i lavdishëm i Perëndisë, që të përballoni gjithçka me durim dhe që me gëzim

Lexoni kapitullin e plotë Kolosianëve 1