Dhjata e Re

Gjoni 19:8-18 Së Bashku (ALNT)

8. Kur dëgjoi këto fjalë, Pilati u frikësua më shumë,

9. hyri përsëri në pretorium dhe e pyeti Jezuin: «Nga je ti?». Jezui nuk i dha asnjë përgjigje.

10. Atëherë Pilati i tha: «Mua nuk më flet? A nuk e di ti se unë kam pushtet të të liroj dhe kam pushtet të të kryqëzoj?».

11. Jezui u përgjigj: «Ti nuk do të kishe asnjë pushtet mbi mua, po të mos të të ishte dhënë nga lart. Prandaj ai që më dorëzoi te ti, ka mëkat edhe më të madh.»

12. Që nga ai çast Pilati kërkonte ta lironte Jezuin, por judenjtë thërrisnin: «Po e lirove këtë, nuk je më mik i Cezarit. Kushdo që e bën veten mbret, i kundërvihet Cezarit!».

13. Pilati, kur dëgjoi këto fjalë, e solli Jezuin jashtë dhe u ul në fronin e gjykatësit, në vendin që quhej ‘Rruga e Gurtë’, në hebraisht ‘Gabbatha’.

14. Ishte e premte, dita e përgatitjes së Pashkës, rreth orës dymbëdhjetë të drekës. Pilati u tha judenjve: «Ja mbreti juaj!».

15. Por ata thirrën: «Hiqe! Hiqe! Kryqëzoje!».Pilati u tha: «Mbretin tuaj të kryqëzoj?».Kryepriftërinjtë iu përgjigjën: «Ne nuk kemi mbret tjetër, përveç Cezarit».

16. Pastaj Pilati ua dorëzoi që të kryqëzohej.Kështu, ata e morën Jezuin.

17. Duke mbajtur kryqin e vet, Jezui shkoi në vendin e quajtur ‘Kafka’, që në hebraisht quhet ‘Golgota’.

18. Atje e kryqëzuan bashkë me dy të tjerë, njërin nga njëra anë dhe tjetrin nga ana tjetër, ndërsa Jezuin në mes të tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 19