Dhjata e Re

Gjoni 19:13-22 Së Bashku (ALNT)

13. Pilati, kur dëgjoi këto fjalë, e solli Jezuin jashtë dhe u ul në fronin e gjykatësit, në vendin që quhej ‘Rruga e Gurtë’, në hebraisht ‘Gabbatha’.

14. Ishte e premte, dita e përgatitjes së Pashkës, rreth orës dymbëdhjetë të drekës. Pilati u tha judenjve: «Ja mbreti juaj!».

15. Por ata thirrën: «Hiqe! Hiqe! Kryqëzoje!».Pilati u tha: «Mbretin tuaj të kryqëzoj?».Kryepriftërinjtë iu përgjigjën: «Ne nuk kemi mbret tjetër, përveç Cezarit».

16. Pastaj Pilati ua dorëzoi që të kryqëzohej.Kështu, ata e morën Jezuin.

17. Duke mbajtur kryqin e vet, Jezui shkoi në vendin e quajtur ‘Kafka’, që në hebraisht quhet ‘Golgota’.

18. Atje e kryqëzuan bashkë me dy të tjerë, njërin nga njëra anë dhe tjetrin nga ana tjetër, ndërsa Jezuin në mes të tyre.

19. Pilati shkroi edhe një mbishkrim dhe e vuri mbi kryq. Në të shkruhej: «Jezui i Nazaretit, mbreti i judenjve».

20. Shumë judenj e lexuan atë mbishkrim, sepse vendi ku ishte kryqëzuar Jezui ndodhej afër qytetit dhe mbishkrimi ishte shkruar në hebraisht, latinisht dhe greqisht.

21. Atëherë kryepriftërinjtë e judenjve i thanë Pilatit: «Mos shkruaj “Mbreti i judenjve”, por shkruaj “Ky ka thënë: Jam mbreti i judenjve”».

22. Pilati u përgjigj: «Çfarë shkrova, shkrova».

Lexoni kapitullin e plotë Gjoni 19