Dhjata e Re

Filemonit 1:2-9 Së Bashku (ALNT)

2. Apfisë, motrës sonë, Arkipit, bashkëluftëtarit tonë dhe kishës që mblidhet në shtëpinë tënde:

3. Hiri dhe paqja nga Perëndia, Ati ynë, dhe nga Zoti Jezu Krisht, qofshin me ju.

4. E falënderoj Perëndinë tim gjithmonë kur të kujtoj në lutjet e mia,

5. sepse po dëgjoj për dashurinë tënde për të gjithë besimtarët e krishterë dhe për besimin që ke në Zotin Jezu Krisht.

6. I lutem Perëndisë që besimi që na bashkon të jetë i gjallë në ty, për të njohur çdo gjë të mirë që kemi e që na çon drejt Krishtit.

7. Dashuria jote, o vëlla, më ka gëzuar shumë dhe më ka ngushëlluar, sepse zemrat e besimtarëve të krishterë janë përtërirë përmes teje.

8. Prandaj, edhe pse për shkak të Krishtit kam liri të plotë të të urdhëroj ç’duhet të bësh,

9. parapëlqej të të kërkoj diçka në emër të dashurisë. Unë Pali, i plakur, por tani edhe i burgosur për Krishtin Jezu,

Lexoni kapitullin e plotë Filemonit 1