Dhjata e Re

2 Pjetrit 3:6-15 Së Bashku (ALNT)

6. Po me ujë u shkatërrua bota e atëhershme, kur u bë përmbytja.

7. Ky qiell dhe kjo tokë ruhen nga e njëjta fjalë, për t’u shkatërruar me zjarr kur të vijë dita e gjykimit dhe e shkatërrimit të të pafeve.

8. Edhe këtë gjë mos e harroni, fort të dashur, se për Zotin një ditë është si një mijë vjet dhe një mijë vjet janë si një ditë.

9. Zoti nuk e vonon premtimin, siç mendojnë disa, por është i duruar me ju, sepse nuk dëshiron që ndokush të humbasë, por dëshiron që të gjithë të kthehen në pendim.

10. Dita e Zotit do të vijë si vjedhësi. Atë ditë qiejt do të zhduken me krisma, elementet e natyrës do të shkrihen nga nxehtësia dhe toka e gjithçka që ajo mban do të digjen.

11. Nëse gjithçka do të tretet në këtë mënyrë, atëherë e kuptoni se duhet të keni një sjellje të shenjtë dhe të jeni të përkushtuar ndaj Perëndisë,

12. duke pritur e duke u përpjekur ta afroni ardhjen e ditës së Perëndisë, në të cilën qiejtë do të treten me zjarr dhe elementet e natyrës do të shkrihen nga nxehtësia.

13. Sipas premtimit të tij, ne presim qiej të rinj dhe tokë të re, ku banon drejtësia.

14. Prandaj, fort të dashur, duke pritur këto, përpiquni të jeni para tij të panjollë, të patëmetë dhe në paqe.

15. Durimin e Zotit çmojeni si mundësi për shpëtim, sikurse ju shkroi edhe vëllai ynë i dashur, Pali, sipas urtisë që i dha Perëndia.

Lexoni kapitullin e plotë 2 Pjetrit 3