Dhjata e Re

1 Gjonit 2:12-21 Së Bashku (ALNT)

12. Po ju shkruaj, o bij,se mëkatet tuaja u falënme anë të emrit të tij.

13. Po ju shkruaj, o etër,se e keni njohur atëqë është që nga fillimi.Po ju shkruaj, o të rinj,se e keni mundur të ligun.

14. Ju shkrova, o bij,se e keni njohur Atin.Ju shkrova, o etër,se e keni njohur atëqë është që nga fillimi.Ju shkrova, o të rinj,se jeni të fortë;fjala e Perëndisë banon në judhe e keni mundur të ligun.

15. Mos e doni botën dhe as gjërat e saj. Nëse dikush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të.

16. Gjithçka që është në botë, epshet trupore, lakmia e syve dhe mburrja për gjërat e kësaj jete, nuk janë nga Ati, por nga bota.

17. Bota me gjithë kënaqësitë e saj shkojnë, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet në amshim.

18. Bijtë e mi, po vjen ora e fundit! Siç keni dëgjuar, antikrishti po vjen. Tani ka shumë antikrishtë dhe nga kjo e dimë se po vjen ora e fundit.

19. Nga ne dolën, por nuk ishin nga tanët. Po të ishin nga tanët, do të kishin qëndruar me ne, por ikën prej nesh që të duket qartë se të gjithë ata nuk janë nga tanët.

20. Ju jeni vajosur nga Shpirti i Shenjtë, prandaj të gjithë e dini të vërtetën.

21. Nuk ju shkrova ngaqë nuk e njihni të vërtetën, por sepse e njihni dhe e dini se asnjë gënjeshtër nuk vjen nga e vërteta.

Lexoni kapitullin e plotë 1 Gjonit 2