kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5

Dhjata e Re

1 Gjonit 2 Së Bashku (ALNT)

Krishti, mbrojtësi ynë

1. Bijtë e mi, këto gjëra jua shkruaj që të mos mëkatoni. Por edhe nëse dikush mëkaton, mbrojtës tek Ati kemi Jezu Krishtin, të drejtin.

2. Ai u flijua për mëkatet tona, dhe jo vetëm për mëkatet tona, por edhe për mëkatet e gjithë botës.

3. Nëse zbatojmë urdhërimet e tij, atëherë e dimë se e kemi njohur atë.

4. Ai që thotë: «Unë e kam njohur Perëndinë», por nuk zbaton urdhërimet e tij, është gënjeshtar dhe e vërteta nuk është në të.

5. Por tek ai që e zbaton fjalën e tij, dashuria e Perëndisë është me të vërtetë e përsosur. Kështu mund ta dimë se jemi në Perëndinë.

6. Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë në të njëjtën udhë nëpër të cilën eci Jezu Krishti.

Urdhërimi i ri

7. Fort të dashur, nuk po ju shkruaj një urdhërim të ri, por një urdhërim të vjetër, të cilin e kishit që nga fillimi. Urdhërimi i vjetër është fjala që dëgjuat.

8. Megjithatë, po ju shkruaj një urdhërim të ri, që është i vërtetë për Krishtin dhe për ju, se errësira po shkon dhe tashmë po ndrin drita e vërtetë.

9. Ai që thotë se është në dritë, por urren vëllanë e vet, ai është ende në errësirë.

10. Ai që do vëllanë e vet, qëndron në dritë dhe në të nuk ka asnjë shkak që pengon të tjerët në besim.

11. Por ai që urren vëllanë e vet, është në errësirë. Ai ecën në errësirë dhe nuk sheh ku shkon, sepse errësira ia ka verbuar sytë.

12. Po ju shkruaj, o bij,se mëkatet tuaja u falënme anë të emrit të tij.

13. Po ju shkruaj, o etër,se e keni njohur atëqë është që nga fillimi.Po ju shkruaj, o të rinj,se e keni mundur të ligun.

14. Ju shkrova, o bij,se e keni njohur Atin.Ju shkrova, o etër,se e keni njohur atëqë është që nga fillimi.Ju shkrova, o të rinj,se jeni të fortë;fjala e Perëndisë banon në judhe e keni mundur të ligun.

15. Mos e doni botën dhe as gjërat e saj. Nëse dikush e do botën, dashuria e Atit nuk është në të.

16. Gjithçka që është në botë, epshet trupore, lakmia e syve dhe mburrja për gjërat e kësaj jete, nuk janë nga Ati, por nga bota.

17. Bota me gjithë kënaqësitë e saj shkojnë, por ai që bën vullnetin e Perëndisë mbetet në amshim.

Antikrishti

18. Bijtë e mi, po vjen ora e fundit! Siç keni dëgjuar, antikrishti po vjen. Tani ka shumë antikrishtë dhe nga kjo e dimë se po vjen ora e fundit.

19. Nga ne dolën, por nuk ishin nga tanët. Po të ishin nga tanët, do të kishin qëndruar me ne, por ikën prej nesh që të duket qartë se të gjithë ata nuk janë nga tanët.

20. Ju jeni vajosur nga Shpirti i Shenjtë, prandaj të gjithë e dini të vërtetën.

21. Nuk ju shkrova ngaqë nuk e njihni të vërtetën, por sepse e njihni dhe e dini se asnjë gënjeshtër nuk vjen nga e vërteta.

22. Kush është gënjeshtari, pra? A nuk është ai që mohon se Jezui është Krishti? Ai është antikrishti, ai që mohon Atin dhe Birin.

23. Ai që mohon Birin, nuk e ka as Atin. Ai që e rrëfen Birin, e ka edhe Atin.

24. Le të qëndrojë në ju çfarë dëgjuat që nga fillimi. Po të qëndrojë në ju çfarë dëgjuat që nga fillimi, atëherë edhe ju do të qëndroni në Birin dhe në Atin.

25. Dhe ky është premtimi që na ka bërë ai: jeta e amshuar.

26. Këto gjëra jua shkrova për shkak të atyre që kërkojnë t’ju mashtrojnë.

27. Sa për ju, vajosja që morët prej Krishtit qëndron në ju dhe nuk ka nevojë t’ju mësojë kush. Vajosja i tij ju mëson për gjithçka. Krishti është i vërtetë dhe nuk është i gënjeshtërt. Prandaj qëndroni në të ashtu siç ju mësoi.

Bij të Perëndisë

28. Dhe tani, bijtë e mi, qëndroni në të, që kur ai të shfaqet në ardhjen e tij, të kemi siguri të plotë dhe të mos turpërohemi para tij.

29. Përderisa e dini që Krishti është i drejtë atëherë duhet të dini edhe se kushdo që vepron me drejtësi ka lindur prej tij.