Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Psalmet 105:29-40 Bibla Shqip (ALBB)

29. I ndryshoi ujërat e tij në gjak dhe bëri që të ngordhnin peshqit e tij.

30. Vendi i tyre u mbush me bretkosa të cilat hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre.

31. Me fjalën e tij erdhën një shumicë e madhe insektesh dhe mushkonjash në të gjithë territorin e tyre.

32. U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre;

33. goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre.

34. Ai foli, dhe erdhën karkaleca dhe vemje në numër të madh,

35. që përpinë tërë bimësinë e vendit të tyre dhe hëngrën frytin e tokës së tyre.

36. Ai goditi edhe të gjithë të parëlindurit në vendin e tyre, prodhimet e para në tërë fuqinë e tyre;

37. dhe e nxori popullin e tij me argjend dhe me ar, dhe nuk pati asnjeri ndër fiset e tij që të tronditej.

38. Egjiptasit u gëzuan nga ikja e tyre, sepse tmerri i Izraelit kishte rënë mbi ta.

39. Ai shpalosi një re për t'i mbuluar dhe ndezi një zjarr për t'i ndriçuar natën.

40. Me kërkesën e tyre ai solli shkurtat dhe i ngopi me bukën e qiellit.

Lexoni kapitullin e plotë Psalmet 105