kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 31 Bibla Shqip (ALBB)

1. Fjalë të mbretit Lemuel, mesazhi profetik me të cilin e mësoi e ëma.

2. Çfarë të të them, biri im? Çfarë të të them, biri i barkut tim? Çfarë të të them, bir i zotimeve të mia?

3. Mos ua jep forcën tënde grave as jetën tënde asaj që shkatërron mbretërit.

4. Nuk u shkon mbretërve, o Lemuel, nuk u shkon mbretërve të pinë verë as princave të dëshirojnë pije dehëse,

5. sepse duke pirë të mos harrojnë ligjin dhe të mos shtrembërojnë të drejtën e të pikëlluarve.

6. Jepini pije dehëse atij që është duke vdekur dhe verë atij që e ka zemrën të hidhëruar.

7. Le të pijë për të harruar varfërinë e tij dhe për të mos kujtuar më hallet e tij.

8. Hape gojën tënde në favor të memecit, në mbrojtje të të gjithë atyre që janë lënë pas dore.

9. Hape gojën tënde, gjyko me drejtësi dhe mbro çështjen e të mjerit dhe të nevojtarit.

10. Kush do të gjejë një grua të fortë dhe të virtytshme? Vlera e saj është shumë më e madhe nga ajo e margaritarëve.

11. Zemra e burrit të saj ka besim tek ajo, dhe do të ketë gjithnjë fitime.

12. Ajo i bën të mira dhe jo të keqe tërë ditët e jetës së saj.

13. Gjen lesh dhe li dhe punon me gëzim me duart e veta.

14. Ajo u përngjan anijeve të tregtarëve: e sjell ushqimin e saj nga larg.

15. Çohet që me natë për t'i ndarë ushqimin familjes së saj dhe për t'u dhënë urdhrat e nevojshme shërbëtoreve të saj.

16. Ajo shikon një arë dhe e ble; me duart e saj mbjell një vresht.

17. Ngjesh me forcë ijët dhe i bën më të fortë krahët e saj.

18. E kupton që tregtia e saj po shkon mbarë dhe llamba e saj e natës nuk i shuhet.

19. Shtrin dorën mbi furkën, pëllëmbët e saj zënë boshtin.

20. I shtrin dorën të varfrit dhe i jep dorën nevojtarit.

21. Nuk i trembet borës për familjen e saj, sepse tërë ata të shtëpisë së vet kanë një veshje të dyfishtë.

22. Bën për vete mbulesa si sixhade dhe rrobat e saj janë prej liri shumë të hollë dhe të purpurta.

23. Burri i saj nderohet te porta, kur ulet bashkë me pleqtë e vendit.

24. Përgatit rroba prej liri dhe i shet, i furnizon me breza tregtarët.

25. Forca dhe nderi janë rrobat e saj dhe qesh për ditët që do të vijnë.

26. Hap gojën e saj me dituri dhe mbi gjuhën e saj është ligji i mirësisë.

27. Ajo mbikëqyr si shkon shtëpia e vet dhe nuk ha bukën e përtacisë.

28. Bijtë e saj ngrihen dhe e shpallin fatlume; edhe burri i saj e lëvdon duke thënë:

29. "Shumë bija kanë bërë gjëra të mëdha, por ti i kalon të gjitha ato".

30. Hiri është i rremë dhe bukuria është e kotë, por gruaja që ka frikë nga Zoti është ajo që do të lëvdohet.

31. I jepni frytin e duarve të saj, dhe vet veprat e saj le ta lëvdojnë te portat.