kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Fjalët e Urta 18 Bibla Shqip (ALBB)

1. Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë.

2. Budallai nuk gjen kënaqësi te maturia, por vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij.

3. Kur vjen i pabesi vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi.

4. Fjalët e gojës së një njeriu janë ujëra të thella; burimi i diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar.

5. Nuk është mirë të preferosh të pabesin, apo të shkaktosh humbjen e të drejtit në gjyq.

6. Buzët e budallait të çojnë në grindje, dhe goja e tij kërkon goditje.

7. Goja e budallait është shkatërrimi i tij dhe buzët e tij janë një lak për jetën e tij.

8. Fjalët e shpifësit janë si një gjellë shumë e shijshme që zbret thellë në zorrë.

9. Edhe ai që është përtac në punën e tij është vëlla i plëngprishësit.

10. Emri i Zotit është një kala e fortë, tek ai turret i drejti dhe gjen siguri.

11. Pasuria e kamësit është qyteti i tij i fortë dhe sipas mendimit të tij ajo është si një mur i lartë.

12. Përpara shkatërrimit, zemra e njeriut ngrihet, por para lavdisë vjen përulësia.

13. Kush jep përgjigje për një çështje para se ta ketë dëgjuar, tregon marrëzinë e tij për turp të vet.

14. Fryma e njeriut i jep krahë në sëmundjen e tij, por kush mund ta ngrejë një frymë të demoralizuar?

15. Zemra e njeriut të matur fiton dituri, edhe veshi i të urtëve kërkon diturinë.

16. Dhurata e njeriut i hap rrugën dhe e çon në prani të të mëdhenjve.

17. I pari që mbron çështjen e vet duket sikur ka të drejtë; por pastaj vjen tjetri dhe e shqyrton.

18. Fati u jep fund grindjeve dhe i ndan të fuqishmit.

19. Një vëlla i fyer është si një qytet i fortë; dhe grindjet janë si shulat e një kalaje.

20. Njeriu e ngop barkun me frytin e gojës së tij, ai ngopet me prodhimin e buzëve të tij.

21. Vdekja dhe jeta janë nën pushtetin e gjuhës; ata që e duan do të hanë frytet e saj.

22. Kush ka gjetur grua ka gjetur një gjë të mirë dhe ka siguruar një favor nga Zoti.

23. I varfri flet duke u lutur, kurse i pasuri përgjigjet me ashpërsi.

24. Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla.