kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 13 Bibla Shqip (ALBB)

1. Sauli ishte tridhjetë vjeç kur filloi të mbretërojë; dhe mbasi mbretëroi dy vjet mbi Izraelin,

2. ai zgjodhi tre mijë ushtarë të Izraelit: dy mijë rrinin me të në Mikmash dhe në krahinën malore të Betelit; dhe një mijë me Jonathanin në Gibeah të Beniaminit; e ktheu prapa pjesën tjetër të popullit, secili shkoi në çadrën e vet.

3. Jonathani e mundi garnizonin e filistenjve që ndodhej në Geba, dhe filistenjtë e mësuan këtë ngjarje. Atëherë Sauli urdhëroi që t'u binin borive në tërë vendin, duke thënë: "Le ta dinë hebrenjtë!".

4. Dhe në tërë Izraelin filluan të thonë: "Sauli mundi garnizonin e filistenjve dhe Izraeli tani urrehet nga filistenjtë". Kështu populli u thirr në Gilgal për të shkuar pas Saulit.

5. Edhe filistenjtë u mblodhën për të luftuar kundër Izraelit, me tridhjetë mijë qerre, gjashtë mijë kalorës dhe shumë njerëz, si rëra në bregun e detit. Ata u nisën pra, dhe u vendosën në Mikmash, në lindje të Beth-Avenit.

6. Kur izraelitët e panë se ishin në rrezik (pse populli u gjend ngushtë), u fshehën në shpella, në gëmusha, ndër shkëmbinj, në guva dhe në hauze.

7. Disa Hebrenj kaluan Jordanin për të vajtur në vendin e Gadit dhe të Galaadit. Sauli ishte akoma në Gilgal dhe tërë populli shkonte pas tij duke u dridhur.

8. Ai priti shtatë ditë sipas kohës së caktuar nga Samueli; por Samueli nuk po vinte në Gilgal dhe populli kishte filluar të shpërndahej larg tij.

9. Atëherë Sauli tha: "Më sillni holokaustin dhe flijimet e falënderimit". Pastaj ofroi holokaustin.

10. Sapo kishte mbaruar së ofruari holokaustin, kur erdhi Samueli; dhe Sauli i doli përpara për ta përshëndetur.

11. Por Samueli i tha: "Çfarë bëre kështu?". Sauli u përgjigj: "Kur pashë që populli po shpërndahej larg meje, që ti nuk kishe arritur ditën e caktuar dhe që filistenjtë po mblidheshin në Mikmash, thashë me vete:

12. "Tani filistenjtë do të më sulen në Gilgal dhe unë akoma nuk i jam lutur Zotit". Prandaj e mblodha veten dhe ofrova olokastin".

13. Atëherë Samueli i tha Saulit: "Ti ke vepruar pa mend; nuk ke respektuar urdhërimin që Zoti, Perëndia yt, të kishte dhënë. Në fakt Zoti do të vendoste përgjithnjë mbretërinë tënde mbi Izraelin.

14. Tani përkundrazi mbretëria jote nuk ka për të vazhduar, Zoti ka kërkuar një njeri sipas zemrës së tij, dhe Zoti e ka caktuar princ të populli të tij, sepse ti nuk ke respektuar atë që Zoti të pati urdhëruar".

15. Pastaj Samueli u ngrit dhe u ngjit nga Gilgali në Gibeah të Beniaminit, dhe Sauli kaloi në revistë popullin që gjendej me të; ishin rreth gjashtë qind veta.

16. Sauli, Jonathani, bir i tij, dhe njerëzit që mbetën me ta qëndruan në Gibeah të Beniaminit, ndërsa filistenjtë ishin vendosur në Mikmash.

17. Pastaj nga kampi i filistenjve dolën disa cuba, të ndarë në tri grupe: njeri grup mori udhën në drejtim të Ofrahut, drejt vendit të Shualit;

18. një grup tjetër u fut në rrugën e Beth-Horonit; grupi i tretë mori rrugën e kufirit që sundon luginën e Tseboimit, në drejtim të shkretëtirës.

19. Në tërë vendin e Izraelit nuk gjeje as edhe një kovaç, sepse filistenjtë thoshin: "Hebrenjtë të mos prodhojnë shpata ose shtiza".

20. Kështu tërë izraelitët shkonin te filistenjtë për të mprehur kush plorin, kush sëpatën, kush belin.

21. Çmimi për mprehje ishte një pim për belin, për sëpatën, për sfurkun, për rregullimin e hostenëve.

22. Kështu ditën e betejës nuk shihje as shpatë, as shtizë në duart e tërë njerëzve që ishin me Saulin dhe me Jonathanin, ato i kishin vetëm Sauli dhe Jonathani, bir i tij.

23. Garnizoni i filistenjve doli pastaj dhe u drejtua nga qafa e Mikmashit.