kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16
  17. 17
  18. 18
  19. 19
  20. 20
  21. 21
  22. 22
  23. 23
  24. 24
  25. 25
  26. 26
  27. 27
  28. 28
  29. 29
  30. 30
  31. 31

Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

1 i Samuelit 31 Bibla Shqip (ALBB)

1. Filistenjtë u ndeshën me Izraelin dhe izraelitët ua mbathën para filistenjve, dhe ranë të vrarë në malin Gilboa.

2. Filistenjtë ndoqën me furi Saulin dhe bijtë e tij; kështu filistenjtë vranë Jonathanin, Abinadabin dhe Malkishuahun, bij të Saulit.

3. Beteja u ashpërsua kundër Saulit; harkëtarët e arritën dhe ai u plagos rëndë prej tyre.

4. Sauli i tha shërbëtorëve të tij: "Nxirre shpatën tënde dhe më shpo me të; të mos vinë këta të parrethprerë të më shpojnë dhe të tallen me mua". Por shqytari i tij nuk deshi ta kryejë këtë veprim, sepse e kishte zënë një frikë e madhe. Atëherë Sauli mori shpatën dhe u hodh mbi të.

5. Kur shqytari pa se Sauli kishte vdekur, edhe ai u hodh mbi shpatën e vet dhe vdiq me të.

6. Kështu po atë ditë vdiqën bashkë Sauli, tre bijtë e tij, shqytari dhe tërë njerëzit e tij.

7. Kur izraelitët që ndodheshin matanë luginës dhe matanë Jordanit panë që njerëzit e Izraelit ua kishin mbathur me vrap dhe që Sauli dhe bijtë e tij kishin vdekur, braktisën qytetet dhe ua mbathën. Atëherë erdhën filistenjtë dhe u vendosën aty.

8. Të nesërmen filistenjtë erdhën për të zhveshur të vrarët dhe gjetën Saulin dhe tre bijtë e tij të rënë në malin Gilboa.

9. I prenë kokën Saulit, e zhveshën nga armatimi i tij dhe dërguan lajmëtarë në tërë vendin e filistenjve për ta çuar lajmin në tempullin e idhujve të tyre dhe popullit.

10. E vendosën pastaj armaturën e tij në tempullin e Ashtarothit dhe e varën kufomën e tij në muret e Beth-Shanit.

11. Por kur banorët e Jabeshit të Galaadit mësuan atë që filistenjtë i kishin bërë Saulit,

12. tërë njerëzit trima u ngritën, ecën tërë natën dhe hoqën nga muret e Beth-Shanit kufomën e Saulit dhe kufomat e bijve të tij; pastaj u kthyen në Jabesh dhe këtu i dogjën ato.

13. Pastaj morën kockat e tyre, i varrosën poshtë marinës në Jabesh dhe agjëruan shtatë ditë me radhë.