Dhjata e Vjetër

Dhjata e Re

Titi 1:7-16 Bibla Shqip (ALBB)

7. Sepse peshkopi, si administrues i shtëpisë së Perëndisë duhet të jetë i paqortueshëm, jo arrogant, jo zemërak, jo i dhënë pas verës, jo i dhunshëm, jo njeri që lakmon fitim të turpshëm,

8. por mikpritës, mirëdashës, i urtë, i drejtë, i shenjtë, i përmbajtur,

9. që mban fort fjalën besnike siç i është mësuar, që të jetë në gjendje me doktrinën e shëndoshë të këshillojë dhe bindë ata që kundërshtojnë.

10. Sepse ka, veçanërisht ndërmjet atyre që janë nga rrethprerja, shumë të pabindur, llafazanë dhe mashtrues, të cilëve u duhet mbyllur goja;

11. këta ngatërrojnë familje të tëra, duke mësuar ato që s'duhet, për fitim të ndyrë.

12. Një prej tyre, pikërisht një profet i tyre, tha: "Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, egërsira të këqija, barkpërtacë!"

13. Kjo dëshmi është e vërtetë; prandaj qortoji me ashpërsi, që të shëndoshen në besim,

14. pa u vënë veshin përrallave të judenjve dhe urdhërimeve të njerëzve që largohen nga e vërteta.

15. Gjithçka është e pastër për ata që janë të pastër, por asgjë nuk është e pastër për të ndoturit dhe për ata që nuk besojnë; madje edhe mendja, edhe ndërgjegjja e tyre janë të ndotura.

16. Ata pohojnë se njohin Perëndinë, po me vepra e mohojnë, sepse janë të neveritshëm, të pabindur dhe të pazotë për çfarëdo vepre të mirë.

Lexoni kapitullin e plotë Titi 1