24. Dhe Perëndia e shumëzoi shumë popullin e tij dhe e bëri më të fuqishëm se armiqtë e tij.
25. Pastaj ndryshoi zemrën e tyre, me qëllim që të urrenin popullin e tij dhe të kurdisnin mashtrime kundër shërbëtorëve të tij.
26. Atëherë ai dërgoi Moisiun, shërbëtorin e tij, dhe Aaronin që ai kishte zgjedhur.
27. Ata kryen midis tyre mrekullitë e urdhëruara prej tij dhe bënë çudira në tokën e Kamit.
28. Dërgoi terrin dhe e bëri vendin të binte në errësirë, dhe ata nuk kundërshtuan fjalën e tij.
29. I ndryshoi ujërat e tij në gjak dhe bëri që të ngordhnin peshqit e tij.
30. Vendi i tyre u mbush me bretkosa të cilat hynë deri në dhomat e mbretërve të tyre.
31. Me fjalën e tij erdhën një shumicë e madhe insektesh dhe mushkonjash në të gjithë territorin e tyre.
32. U dërgoi breshër në vend të shiut dhe flakë zjarri në vendin e tyre;
33. goditi edhe vreshtat e tyre dhe drurët e fikut, shkatërroi drurët e territorit të tyre.