Dhjata e Re

Zbulesa 7:8-17 Së Bashku (ALNT)

8. dymbëdhjetë mijë nga fisi i Zabulonit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Jozefit,dymbëdhjetë mijë nga fisi i Beniaminit.

9. Pastaj pashë një turmë të madhe nga çdo komb, fis, popull dhe gjuhë, që askush nuk mund ta numëronte. Turma qëndronte para fronit dhe para Qengjit veshur në të bardha dhe me palma në duar.

10. Njerëzit e turmës thërrisnin me zë të lartë:«Shpëtimi vjen nga Perëndia ynëqë rri ulur në fron dhe nga Qengji».

11. Të gjithë engjëjt qëndronin përreth fronit, pleqve dhe katër gjallesave. Pastaj ranë përmbys para fronit me fytyrë përdhe dhe adhuruan Perëndinë

12. kështu:«Amen! Bekimi, lavdia, urtia,falënderimi, nderi, fuqiadhe pushteti janë të Perëndisë tonë në shekuj të shekujve. Amen!».

13. Atëherë një nga pleqtë më pyeti: «Kush janë këta të veshur me rroba të bardha? Nga kanë ardhur?».

14. Unë iu përgjigja: «Imzot, ti e di». Ai më tha:«Këta janë ataqë kanë ardhur nga përndjekja e madhe.Ata i kanë larë rrobatdhe i kanë zbardhur atome gjakun e Qengjit.

15. Prandaj qëndrojnëpara fronit të Perëndisëdhe i shërbejnë ditë e natënë tempullin e tij.Ai që rri në frondo të banojë përherë mes tyre.

16. Nuk do të kenë mëas uri,as etjedhe as diellie as i nxehtinuk do t’i djegë më.

17. Qengji që rri në mes të fronitdo të jetë bariu i tyredhe do t’i drejtojëpër te burimet e ujërave të jetësdhe Perëndia do të fshijë çdo lotnga sytë e tyre».

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 7