Dhjata e Re

Zbulesa 4:7-11 Së Bashku (ALNT)

7. Gjallesa e parë ngjante me një luan, e dyta me një viç, e treta e kishte fytyrën si fytyrë njeriu, ndërsa e katërta ngjante me një shqiponjë në fluturim.

8. Secila prej të katër gjallesave kishte nga gjashtë krahë. Përreth dhe nga brenda ishin plot me sy dhe nuk pushonin as ditën e as natën së thëni:«I shenjtë, i shenjtë, i shenjtëështë Zoti, Perëndia i gjithëpushtetshëm,ai që ishte, që është dhe që po vjen».

9. Ndërkohë që gjallesat lëvdonin, nderonin e falënderonin atë që rrinte ulur mbi fron, atë që jeton në shekuj të shekujve,

10. të njëzet e katër pleqtë binin përmbys para atij që rrinte ulur mbi fron dhe adhuronin atë që jeton në shekuj të shekujve, hidhnin kurorat e tyre para fronit dhe thoshin:

11. «I denjë je ti, Zoti dhe Perëndia ynë,të marrësh lavdinë, nderimin e fuqinë,sepse ti ke krijuar gjithçkadhe me vullnetin tënd u bë e u krijua gjithçka».

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 4