Dhjata e Re

Zbulesa 19:3-12 Së Bashku (ALNT)

3. Pastaj thanë përsëri:«Aleluja!Tymi i shkrumbimit të saj ngjitet lart në shekuj të shekujve».

4. Atëherë të njëzet e katër pleqtë e të katër gjallesat ranë përmbys dhe adhuruan Perëndinë që rri ulur në fron duke thënë:«Amen! Aleluja!».

5. Pastaj nga froni doli një zë që tha:«Lëvdoni Perëndinë tonëtë gjithë ju shërbëtorët e tijdhe ju që e druani,të mëdhenj e të vegjël».

6. Dëgjova edhe një si zë turme të madhe, posi ushtimë detrash e bubullimash të forta që tha:«Aleluja!Mbretëroi Zoti,Perëndia ynë i gjithëpushtetshëm.

7. Le të gëzohemi e të ngazëllehemi,le t’i japim lavdi atij,sepse erdhi dasma e Qengjitdhe nusja është bërë gati».

8. Asaj i dhanë për të veshurnjë rrobë të ndritshme prej liri të pastër.Kjo rrobë përfaqëson veprat e drejta të besimtarëve të Krishtit.

9. Pastaj engjëlli më tha: «Shkruaj! Lum ata që janë ftuar në darkën e dasmës së Qengjit». Dhe shtoi: «Këto janë fjalët e vërteta të Perëndisë».

10. Unë rashë përmbys para këmbëve të tij për ta adhuruar, ndërsa ai më tha: «Mos! Unë jam shërbëtor si ti dhe si vëllezërit e tu që ruajnë dëshminë e Jezuit. Adhuro Perëndinë!». Dhe dëshmia e Jezuit është shpirti i profecisë.

11. Pastaj pashë qiellin të hapur dhe një kalë të bardhë. Kalorësi quhej ‘Besimtar dhe i Vërtetë’. Ai gjykon e lufton me drejtësi.

12. Sytë e tij ishin si flakë zjarri, ndërsa mbi kokë mbante shumë kurora të vogla. Ai kishte të shkruar një emër që nuk e dinte askush përveç tij.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 19