Dhjata e Re

Zbulesa 19:13-21 Së Bashku (ALNT)

13. Ishte i veshur me rroba të ngjyera në gjak dhe mbante emrin ‘Fjala e Perëndisë’.

14. Pas tij vinin ushtritë e qiellit, hipur mbi kuaj të bardhë dhe veshur me rroba të ndritshme prej liri të pastër.

15. Nga goja e tij dilte një shpatë e mprehtë, me të cilën do të mposhtë kombet. Ai do t’i sundojë me skeptër të hekurt dhe do ta shtrydhë rrushin në vozën e verës së zemërimit të tmerrshëm të Perëndisë së gjithëpushtetshëm.

16. Mbi rrobë dhe mbi kofshë kishte të shkruar emrin: ‘Mbreti i mbretërve dhe Zoti i zotërve’.

17. Pastaj pashë një engjëll që qëndronte në diell. Ai u foli me zë të fortë të gjithë shpendëve që fluturonin në mes të qiellit: «Ejani e mblidhuni në darkën e madhe të Perëndisë,

18. që të hani mish mbretërish, prijësish ushtarakë e të fortësh, mish kuajsh e kalorësish, mishin e të gjithë njerëzve, të lirë e skllevër, të vegjël e të mëdhenj».

19. Atëherë pashë bishën dhe mbretërit e tokës me ushtritë e tyre, që ishin mbledhur për të luftuar kundër atij që rrinte mbi kalë dhe ushtrisë së tij.

20. Bisha u kap dhe bashkë me të edhe profeti i rremë, që në prani të saj bënte mrekulli, me të cilat mashtronte ata që kishin marrë damkën e bishës dhe që kishin adhuruar shëmbëlltyrën e saj. Pastaj, që të dy u hodhën të gjallë në liqenin e zjarrtë që digjet me squfur.

21. Të tjerët u vranë nga shpata që dilte nga goja e kalorësit dhe të gjithë shpendët u ngopën me mishin e tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 19