Dhjata e Re

Zbulesa 19:1-4 Së Bashku (ALNT)

1. Pastaj dëgjova në qiell një si zë të lartë turme të madhe, që tha:«Aleluja!Shpëtimi, lavdia e fuqia i përkasin Perëndisë tonë,

2. sepse gjykimet e tij janë të vërteta e të drejta.Ai e gjykoi laviren e madhe,që e çoi tokën në shthurje me kurvërinë e sajdhe mori shpagim për gjakun e shërbëtorëve të tijtë vrarë nga duart e saj».

3. Pastaj thanë përsëri:«Aleluja!Tymi i shkrumbimit të saj ngjitet lart në shekuj të shekujve».

4. Atëherë të njëzet e katër pleqtë e të katër gjallesat ranë përmbys dhe adhuruan Perëndinë që rri ulur në fron duke thënë:«Amen! Aleluja!».

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 19