Dhjata e Re

Zbulesa 15:5-8 Së Bashku (ALNT)

5. Pastaj pashë se u hap tempulli i tendës së dëshmisë në qiell.

6. Nga tempulli dolën shtatë engjëjt që kishin shtatë plagët. Ata ishin veshur me pëlhura të pastra dhe të shndritshme, ndërsa kraharorët i kishin ngjeshur me breza të artë.

7. Njëra nga katër gjallesat u dha shtatë engjëjve shtatë kupa të arta, të mbushura me zemërimin e Perëndisë që jeton në shekuj të shekujve.

8. Tempulli u mbush me tymin e lavdisë e të fuqisë së Perëndisë dhe askush nuk mund të hynte në tempull, derisa të mbaronin të shtatë plagët e shtatë engjëjve.

Lexoni kapitullin e plotë Zbulesa 15