Dhjata e Re

Titit 1:12-16 Së Bashku (ALNT)

12. Njëri nga ata, njëri nga profetët e tyre, ka thënë: «Kretasit janë gjithnjë gënjeshtarë, shtazarakë të ligj dhe grykës përtacë».

13. Kjo dëshmi është e vërtetë. Prandaj qortoji rreptë që të jenë të shëndetshëm në besim,

14. pa përfillur përrallat e judenjve dhe urdhërimet e njerëzve që shtrembërojnë të vërtetën.

15. Të gjitha gjërat janë të pastra për të pastrit, po për të ndoturit dhe të pafetë asgjë nuk është e pastër. Atyre u është ndotur edhe mendja, edhe ndërgjegjja.

16. Pohojnë se e njohin Perëndinë, por me veprat e tyre e mohojnë duke qenë të neveritshëm, të pabindur dhe të paaftë për ndonjë vepër të mirë.

Lexoni kapitullin e plotë Titit 1