Dhjata e Re

Romakëve 16:17-27 Së Bashku (ALNT)

17. Po ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe bëhen pengesë, në kundërshtim me mësimin që keni marrë. Largohuni prej tyre.

18. Njerëz të tillë nuk i shërbejnë Zotit tonë Krisht, por barkut të tyre. Përmes fjalëve të bukura dhe lajkave ata mashtrojnë zemrat e të paditurve.

19. Ngazëlloj me ju pasi të gjithë kanë dëgjuar për bindjen tuaj ndaj Zotit. Dua që të jeni të urtë për të bërë të mirën, por të pastër përballë së keqes.

20. Perëndia i paqes do ta shtypë së shpejti Satanin nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

21. Ju përshëndesin bashkëpunëtori im Timoteu dhe kushërinjtë e mi Luci, Jasoni dhe Sosipatri.

22. Ju përshëndes në emër të Zotit unë Terti që po shkruaj këtë letër.

23-24. Ju përshëndet Gaji, mikpritësi im dhe i gjithë kishës. Ju përshëndet Erasti, thesarmbajtësi i qytetit dhe vëlla Kuarti.

25. Qoftë i lavdëruar Perëndia që ka pushtetin t’ju forcojë në besim me ungjillin që predikoj unë për Jezu Krishtin, sipas zbulesës së planit të fshehtë të Perëndisë. Ky plan ka qenë ruajtur në heshtje që prej shumë shekujsh,

26. ndërsa tani u shfaq dhe iu bë i njohur të gjitha kombeve përmes Shkrimeve profetike, sipas urdhërit të Perëndisë së amshuar për t’i bërë ato ti binden dhe t’i besojnë Perëndisë.

27. Të vetmit Perëndi të urtë i qoftë lavdia në amshim, përmes Jezu Krishtit! Amen!

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 16