kapitujt

  1. 1
  2. 2
  3. 3
  4. 4
  5. 5
  6. 6
  7. 7
  8. 8
  9. 9
  10. 10
  11. 11
  12. 12
  13. 13
  14. 14
  15. 15
  16. 16

Dhjata e Re

Romakëve 16 Së Bashku (ALNT)

Përshëndetje personale

1. Po ju lë në kujdesin tuaj motrën tonë Febën, që shërben në kishën e Kenkreas.

2. Pranojeni në emër të Zotit, siç u ka hije besimtarëve të krishterë dhe qëndrojini përkrah në çdo gjë që të ketë nevojë për ju, sepse ajo ka ndihmuar shumë veta dhe më ka ndihmuar edhe mua.

3. Përshëndetni bashkëpunëtorët e mi në veprën e Krishtit Jezu, Priskën dhe Akuilin,

4. që vunë kokën e tyre në rrezik për jetën time. Ata i falënderoj jo vetëm unë, por edhe të gjitha kishat e kombeve pagane.

5. Përshëndetni edhe kishën që mblidhet në shtëpinë e tyre.Përshëndetni mikun tim të dashur Epenetin, që është fryti i parë për Krishtin në Azi.

6. Përshëndetni Marinë që u mundua shumë për ju.

7. Përshëndetni kushërinjtë e mi Andronikun dhe Junën, që kanë qenë në burg me mua dhe janë të shquar ndër apostujt. Në të vërtetë, ata kanë besuar në Krishtin përpara meje.

8. Përshëndetni Ampliatin, mikun tim të dashur në Zotin.

9. Përshëndetni bashkëpunëtorin tonë në veprën e Krishtit, Urbanin dhe mikun tim të dashur Stakun.

10. Përshëndetni Apelin, që është i sprovuar për Krishtin.Përshëndetni ata të shtëpisë së Aristobulit.

11. Përshëndetni kushëririn tim Herodionin.Përshëndetni ata të shtëpisë së Narcisit, që besojnë në Zotin.

12. Përshëndetni Trifenën dhe Trifozën, që mundohen për Zotin.Përshëndetni Persidën e dashur, që është munduar shumë për Zotin.

13. Përshëndetni Rufin, të zgjedhurin nga Zoti dhe nënën e tij, që e kam si nënë edhe unë.

14. Përshëndetni Asinkritin, Flegontin, Hermesin, Patrobin, Hermasin dhe vëllezërit që janë me ta.

15. Përshëndetni Filologun dhe Julian, Nereun dhe motrën e tij, Olimpin dhe të gjithë besimtarët e krishterë që janë me ta.

16. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore.Të gjitha kishat e Krishtit ju përshëndesin.

17. Po ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe bëhen pengesë, në kundërshtim me mësimin që keni marrë. Largohuni prej tyre.

18. Njerëz të tillë nuk i shërbejnë Zotit tonë Krisht, por barkut të tyre. Përmes fjalëve të bukura dhe lajkave ata mashtrojnë zemrat e të paditurve.

19. Ngazëlloj me ju pasi të gjithë kanë dëgjuar për bindjen tuaj ndaj Zotit. Dua që të jeni të urtë për të bërë të mirën, por të pastër përballë së keqes.

20. Perëndia i paqes do ta shtypë së shpejti Satanin nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

21. Ju përshëndesin bashkëpunëtori im Timoteu dhe kushërinjtë e mi Luci, Jasoni dhe Sosipatri.

22. Ju përshëndes në emër të Zotit unë Terti që po shkruaj këtë letër.

23-24. Ju përshëndet Gaji, mikpritësi im dhe i gjithë kishës. Ju përshëndet Erasti, thesarmbajtësi i qytetit dhe vëlla Kuarti.

Përlëvdimi

25. Qoftë i lavdëruar Perëndia që ka pushtetin t’ju forcojë në besim me ungjillin që predikoj unë për Jezu Krishtin, sipas zbulesës së planit të fshehtë të Perëndisë. Ky plan ka qenë ruajtur në heshtje që prej shumë shekujsh,

26. ndërsa tani u shfaq dhe iu bë i njohur të gjitha kombeve përmes Shkrimeve profetike, sipas urdhërit të Perëndisë së amshuar për t’i bërë ato ti binden dhe t’i besojnë Perëndisë.

27. Të vetmit Perëndi të urtë i qoftë lavdia në amshim, përmes Jezu Krishtit! Amen!