Dhjata e Re

Romakëve 16:13-22 Së Bashku (ALNT)

13. Përshëndetni Rufin, të zgjedhurin nga Zoti dhe nënën e tij, që e kam si nënë edhe unë.

14. Përshëndetni Asinkritin, Flegontin, Hermesin, Patrobin, Hermasin dhe vëllezërit që janë me ta.

15. Përshëndetni Filologun dhe Julian, Nereun dhe motrën e tij, Olimpin dhe të gjithë besimtarët e krishterë që janë me ta.

16. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthjen e dashurisë vëllazërore.Të gjitha kishat e Krishtit ju përshëndesin.

17. Po ju bëj thirrje, o vëllezër, të ruheni nga ata që shkaktojnë përçarje dhe bëhen pengesë, në kundërshtim me mësimin që keni marrë. Largohuni prej tyre.

18. Njerëz të tillë nuk i shërbejnë Zotit tonë Krisht, por barkut të tyre. Përmes fjalëve të bukura dhe lajkave ata mashtrojnë zemrat e të paditurve.

19. Ngazëlloj me ju pasi të gjithë kanë dëgjuar për bindjen tuaj ndaj Zotit. Dua që të jeni të urtë për të bërë të mirën, por të pastër përballë së keqes.

20. Perëndia i paqes do ta shtypë së shpejti Satanin nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!

21. Ju përshëndesin bashkëpunëtori im Timoteu dhe kushërinjtë e mi Luci, Jasoni dhe Sosipatri.

22. Ju përshëndes në emër të Zotit unë Terti që po shkruaj këtë letër.

Lexoni kapitullin e plotë Romakëve 16