Dhjata e Re

Mateu 23:1-5 Së Bashku (ALNT)

1. Atëherë Jezui u tha turmave dhe dishepujve:

2. «Skribët dhe farisenjtë kanë për detyrë t’ju mësojnë ligjin e Moisiut.

3. Bëni dhe zbatoni gjithçka që ju thonë ata, por mos veproni sipas veprave të tyre, sepse ata nuk veprojnë ashtu siç thonë.

4. Lidhin barrë të rënda që mbahen me vështirësi dhe ua vënë njerëzve mbi shpatulla, por vetë nuk duan t’i lëvizin as me gisht.

5. Të gjitha veprat i bëjnë që të duken para njerëzve. Thekët i mbajnë të gjera dhe cepat e mantelit të gjata.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 23