Dhjata e Re

Mateu 22:39-46 Së Bashku (ALNT)

39. Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: Duaje tjetrin si veten.

40. Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji i Moisiut dhe profetët».

41. Ndërsa farisenjtë ishin të mbledhur së bashku, Jezui i pyeti:

42. «Çfarë mendoni për Krishtin? Biri i kujt është?».Ata i thanë: «Biri i Davidit».

43. Jezui u tha: «Si vallë, i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë, Davidi e quan atë Zot kur thotë:

44. I tha Zoti Zotit tim: ulu në të djathtën time derisa t’i vë armiqtë e tu nën këmbët e tua?

45. Nëse Davidi e quan Krishtin Zot, si mund të jetë ai Biri i Davidit?».

46. Askush nuk mundi t’i përgjigjej qoftë edhe me një fjalë. Që nga ajo ditë askush nuk guxoi ta pyeste më.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 22