Dhjata e Re

Mateu 22:29-41 Së Bashku (ALNT)

29. Por Jezui u përgjigj:«Gaboheni, sepse nuk njihni as Shkrimet e shenjta, as fuqinë e Perëndisë.

30. Pas ngjalljes njerëzit as nuk do të martohen, as nuk do të martojnë, por do të jenë si engjëjt në qiell.

31. Për sa i përket ngjalljes së të vdekurve, a nuk e keni lexuar çfarë ju ka thënë Perëndia:

32. Unë jam Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit. Ai nuk është Perëndia i të vdekurve, por i të gjallëve».

33. Dhe turmat mahniteshin kur dëgjonin mësimin e tij.

34. Kur dëgjuan se Jezui ua kishte mbyllur gojën saducenjve, farisenjtë u mblodhën

35. dhe njëri prej tyre, një mësues i ligjit të Moisiut, e pyeti për ta zënë në kurth:

36. «Mësues, cili është urdhërimi më i madh i ligjit të Moisiut?».

37. Jezui i tha:«Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.

38. Ky është urdhërimi më i madh dhe i pari.

39. Dhe urdhërimi i dytë, i ngjashëm me këtë, është: Duaje tjetrin si veten.

40. Nga këto dy urdhërime varen tërë ligji i Moisiut dhe profetët».

41. Ndërsa farisenjtë ishin të mbledhur së bashku, Jezui i pyeti:

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 22