Dhjata e Re

Mateu 18:24-35 Së Bashku (ALNT)

24. Kur filloi, i sollën njërin që i detyrohej dhjetë mijë talenta

25. dhe meqenëse ky nuk kishte të paguante, i zoti urdhëroi që të shitej së bashku me gruan, fëmijët dhe gjithçka që kishte, që të shlyhej detyrimi.

26. Atëherë shërbëtori i ra në gjunjë duke iu përgjëruar: “Ki durim me mua se do të paguaj gjithçka!”.

27. I zoti i këtij shërbëtori, i shtyrë nga dhembshuria që pati për të, e liroi dhe ia fali detyrimin.

28. Por, po ai shërbëtor, kur doli jashtë, takoi njërin prej shërbëtorëve të tjerë si ai, i cili i detyrohej njëqind denarë. E kapi për gryke dhe i tha: “Më kthe atë që më detyrohesh!”.

29. Atëherë ky shërbëtor i ra në gjunjë duke iu përgjëruar: “Ki durim me mua se do të ta kthej detyrimin!”.

30. Ai nuk pranoi, por shkoi dhe e futi në burg derisa t’i paguante detyrimin.

31. Kur e panë çfarë ndodhi, shërbëtorët e tjerë u pikëlluan shumë dhe shkuan e i treguan të zotit gjithçka që kishte ndodhur.

32. Atëherë i zoti e thirri shërbëtorin dhe i tha: “Shërbëtor i mbrapshtë! Unë ta fala tërë detyrimin se ti m’u përgjërove.

33. A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shërbëtorin tjetër, siç pata unë mëshirë për ty?”.

34. I zoti ua dorëzoi me zemërim rojave të burgut, derisa të shlyente tërë detyrimin e tij.

35. Kështu do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor nëse nuk i falni vëllezërit tuaj me gjithë zemër».

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 18