Dhjata e Re

Mateu 13:52-58 Së Bashku (ALNT)

52. Atëherë ai u tha: «Prandaj çdo skrib që është bërë dishepull i mbretërisë së qiejve i ngjan të zotit të shtëpisë, që nxjerr nga thesari i tij gjëra të reja dhe të vjetra».

53. Si mbaroi së treguari këto shëmbëlltyra, Jezui u largua që andej.

54. Kur erdhi në vendlindjen e tij, i mësonte njerëzit nëpër sinagogat e tyre. Ata mrekulloheshin e thoshin: «Nga i vjen gjithë kjo urti dhe kjo fuqi për të bërë mrekulli?

55. A nuk është ky i biri i zdrukthëtarit? A nuk quhet Mari nëna e tij? A nuk janë vallë Jakobi, Jozefi, Simoni e Juda vëllezërit e tij?

56. Po motrat e tij a nuk janë të gjitha këtu te ne? Nga i vijnë këtij të gjitha këto?».

57. Dhe kjo i pengonte të besonin në të. Por Jezui u tha:«Profeti nuk përçmohet askund përveçse në vendlindjen dhe në shtëpinë e vet».

58. Aty nuk bëri shumë mrekulli, për shkak të mosbesimit të tyre.

Lexoni kapitullin e plotë Mateu 13