Dhjata e Re

Marku 7:29-37 Së Bashku (ALNT)

29. Atëherë ai i tha: «Për hir të fjalëve që the, shko! Djalli ka dalë prej bijës sate».

30. Ajo u kthye në shtëpi dhe e gjeti fëmijën të shtrirë në shtrat. Djalli kishte dalë.

31. Pastaj, ndërsa po kthehej nga krahina e Tirit, shkoi nëpër Sidon drejt Liqenit të Galilesë, përmes krahinës së Dekapojës.

32. Aty i sollën një të shurdhët që fliste me vështirësi dhe iu lutën që të vinte duart mbi të.

33. Si e ndau veç nga turma, ia vuri gishtat në veshë. Pastaj ia preku gjuhën me pështymë

34. dhe ngriti sytë drejt qiellit, psherëtiu e i tha: «Effatha!», që do të thotë «Hapu!».

35. Menjëherë atij iu hapën veshët, iu zgjidh gjuha dhe filloi të fliste rrjedhshëm.

36. Jezui i porositi që të mos i tregonin askujt, por sa më shumë i porosiste, aq më shumë e shpallnin

37. dhe, të mrekulluar tej mase, thoshin: «Të gjitha gjërat i ka bërë mirë. Ai i bën të shurdhët të dëgjojnë e memecët të flasin».

Lexoni kapitullin e plotë Marku 7