Dhjata e Re

Marku 6:47-56 Së Bashku (ALNT)

47. Kur ra mbrëmja, varka ishte në mes të liqenit dhe ai gjendej i vetëm në breg.

48. Jezui pa se dishepujt ishin lodhur duke vozitur, sepse kishin erën kundër dhe, në të gdhirë, erdhi drejt tyre duke ecur mbi liqen e donte t’i kalonte.

49. Kur ata e panë duke ecur mbi liqen, menduan se ishte fantazmë dhe bërtitën,

50. sepse të gjithë e kishin parë dhe ishin trembur. Por menjëherë ai u tha: «Merrni zemër! Jam unë. Mos kini frikë!».

51. Pastaj hipi në varkë tek ata dhe era pushoi. Ata u çuditën së tepërmi.

52. Nuk kishin kuptuar asgjë për bukët, se zemra e tyre ishte ngurtësuar.

53. Si kaluan në bregun tjetër, arritën në krahinën e Gjenesaretit dhe lidhën varkën.

54. Sapo dolën nga varka, njerëzit e njohën menjëherë Jezuin

55. dhe vrapuan nëpër gjithë atë krahinë e filluan të mbartnin të sëmurët në vigje dhe t’ia sillnin kudo që merrnin vesh se ishte.

56. Kudo që hynte, në fshatra, në qytete a nëpër ara, vendosnin të sëmurët nëpër sheshe dhe i luteshin t’i preknin së paku cepin e mantelit. Të gjithë ata që e preknin, shëroheshin.

Lexoni kapitullin e plotë Marku 6