Dhjata e Re

Marku 6:3-9 Së Bashku (ALNT)

3. A nuk është ky zdrukthëtari, i biri i Marisë, vëllai i Jakobit, i Josesë, i Judës dhe i Simonit? A nuk janë edhe motrat e tij këtu te ne?». Dhe kjo i pengonte të besonin në të.

4. Por Jezui u tha: «Asnjë profet nuk përçmohet askund, përveçse në vendlindjen e tij, te të afërmit e tij dhe në shtëpinë e tij».

5. Dhe atje nuk mundi të bënte asnjë mrekulli, përveçse shëroi disa të sëmurë, duke vënë duart mbi ta.

6. Ai u çudit për shkak të mosbesimit të tyre.Kështu, Jezui shkonte nëpër fshatra dhe mësonte njerëzit.

7. Ai i thirri pranë vetes të dymbëdhjetët dhe filloi t’i dërgojë dy nga dy. U dha pushtet mbi shpirtrat e ndyrë

8. dhe i porositi që të mos merrnin asgjë me vete për udhëtim përveç një shkopi, të mos merrnin as bukë, as trastë, as para në brez,

9. por të vishnin sandalet dhe të mos mbanin dy tunika.

Lexoni kapitullin e plotë Marku 6