Dhjata e Re

Marku 6:1-8 Së Bashku (ALNT)

1. Si iku që andej, Jezui shkoi në vendlindjen e tij dhe dishepujt i shkuan pas.

2. Kur erdhi e shtuna, filloi të mësojë njerëzit në sinagogë dhe shumë nga ata që e dëgjonin mrekulloheshin e thoshin: «Nga i vijnë këto gjëra? Ç’është kjo dituri që i është dhënë dhe këto mrekulli që bëhen prej duarve të tij?

3. A nuk është ky zdrukthëtari, i biri i Marisë, vëllai i Jakobit, i Josesë, i Judës dhe i Simonit? A nuk janë edhe motrat e tij këtu te ne?». Dhe kjo i pengonte të besonin në të.

4. Por Jezui u tha: «Asnjë profet nuk përçmohet askund, përveçse në vendlindjen e tij, te të afërmit e tij dhe në shtëpinë e tij».

5. Dhe atje nuk mundi të bënte asnjë mrekulli, përveçse shëroi disa të sëmurë, duke vënë duart mbi ta.

6. Ai u çudit për shkak të mosbesimit të tyre.Kështu, Jezui shkonte nëpër fshatra dhe mësonte njerëzit.

7. Ai i thirri pranë vetes të dymbëdhjetët dhe filloi t’i dërgojë dy nga dy. U dha pushtet mbi shpirtrat e ndyrë

8. dhe i porositi që të mos merrnin asgjë me vete për udhëtim përveç një shkopi, të mos merrnin as bukë, as trastë, as para në brez,

Lexoni kapitullin e plotë Marku 6