Dhjata e Re

Marku 5:32-43 Së Bashku (ALNT)

32. Por ai shikonte rreth e rrotull për të parë atë që e kishte prekur.

33. Atëherë gruaja, e frikësuar dhe duke u dridhur, ngaqë e dinte atë që i kishte ndodhur, erdhi, i ra ndër këmbë dhe i tha gjithë të vërtetën.

34. Jezui i tha: «Bijë, besimi yt të shpëtoi. Shko në paqe dhe qofsh e shëruar».

35. Ndërsa po fliste, erdhën disa prej njerëzve të kryetarit të sinagogës dhe i thanë: «Jot bijë vdiq. Përse e shqetëson ende mësuesin?».

36. Por Jezui, kur i dëgjoi këto fjalë, i tha kryetarit të sinagogës: «Mos ki frikë, vetëm beso!».

37. Dhe nuk lejoi askënd që ta shoqëronte përveç Pjetrit, Jakobit e Gjonit, vëllait të Jakobit.

38. Si arritën në shtëpinë e kryetarit të sinagogës, Jezui pa rrëmujë dhe njerëz që qanin e vajtonin me zë të lartë.

39. Kur hyri, u tha: «Përse bërtisni e qani? Fëmija nuk ka vdekur, por po fle».

40. Ata e përqeshën.Por ai i nxori të gjithë përjashta, mori me vete babanë dhe nënën e fëmijës dhe ata që e shoqëronin dhe hynë atje ku ishte fëmija.

41. Ai e kapi fëmijën për dore dhe i tha: «Talitha kum», që përkthehet: «Vashëz, unë po të them: ngrihu!».

42. Vajza e vogël u ngrit menjëherë dhe filloi të ecte. Ajo ishte dymbëdhjetë vjeçe.Të gjithë u habitën pa masë.

43. Jezui i urdhëroi rreptësisht që askush të mos e merrte vesh këtë gjë dhe u tha që t’i jepnin për të ngrënë.

Lexoni kapitullin e plotë Marku 5