48. Jezui i tha: «Bijë, besimi yt të shpëtoi. Shko në paqe».
49. Ndërsa po fliste, erdhi dikush nga shtëpia e kryetarit të sinagogës dhe i tha: «Jot bijë vdiq. Mos e shqetëso më mësuesin».
50. Kur e dëgjoi këtë, Jezui i tha: «Mos ki frikë, vetëm beso e ajo do të shpëtojë».
51. Kur arriti te shtëpia, nuk lejoi askënd të hynte me të, përveç Pjetrit, Gjonit, Jakobit dhe nënës e babait të vajzës.
52. Të gjithë e qanin dhe e vajtonin, por Jezui tha: «Mos qani! Ajo nuk ka vdekur, por po fle».
53. Por ata e përqeshën, sepse e dinin se kishte vdekur.
54. Atëherë Jezui e mori për dore dhe thirri: «Vashëz, ngrihu!».
55. Asaj iu kthye shpirti e u ngrit menjëherë. Pastaj Jezui u tha t’i jepnin për të ngrënë.
56. Prindërit e saj u mrekulluan, por ai i urdhëroi të mos i tregonin askujt për çfarë kishte ndodhur.