Dhjata e Re

Luka 8:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Pas këtyre gjërave Jezui shkoi nëpër qytete e fshatra duke predikuar e duke shpallur ungjillin e mbretërisë së Perëndisë e të dymbëdhjetët ishin me të.

2. Ishin edhe disa gra që Jezui i kishte shëruar nga shpirtrat e këqij e nga sëmundjet: Maria, që quhej Magdalenë, prej së cilës ishin dëbuar shtatë djaj,

3. Joana, gruaja e Kuzit, kujdestarit të pasurisë së Herodit, Suzana dhe shumë të tjera që kishin vënë pasuritë e veta në shërbim të Jezuit e të dishepujve.

4. Kur u mblodh një turmë e madhe me njerëz që vinin tek ai nga qytete të ndryshme, Jezui foli me shëmbëlltyra:

5. «Një mbjellës doli për të mbjellë farën. Ndërsa po mbillte, disa fara ranë në rrugë dhe njerëzit i shkelën dhe zogjtë e qiellit i hëngrën.

6. Disa të tjera ranë në gurishtë dhe sapo mbinë, u thanë se nuk kishin ujë.

7. Disa të tjera ranë ndër ferra. Ferrat u rritën së bashku me to e ua zunë frymën.

8. Por disa të tjera ranë në tokë të mirë dhe kur u rritën, prodhuan njëqindfish». Pastaj tha: «Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë!».

9. Pastaj dishepujt e pyetën se çfarë kuptimi kishte kjo shëmbëlltyrë.

10. Jezui u përgjigj:«Juve ju janë bërë të njohura të fshehtat e mbretërisë së Perëndisë, ndërsa të tjerëve u flas me shëmbëlltyra, që të kenë sy e të mos shohin dhe të dëgjojnë e të mos kuptojnë.»

11. «Shëmbëlltyra është kjo: fara është fjala e Perëndisë.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 8