Dhjata e Re

Luka 2:30-46 Së Bashku (ALNT)

30. sepse me sytë e mie pashë shpëtimin tënd,

31. që ti e përgatitenë sytë e të gjithë popujve,

32. dritëpër të ndriçuar kombetdhe lavdipër popullin tënd, Izraelin».

33. I ati dhe e ëma e Jezuit mrekulloheshin nga gjërat që thuheshin për të.

34. Atëherë Simeoni i bekoi dhe i tha Marisë, nënës së Jezuit: «Ja, ky fëmijë do të jetë shkak për rënien dhe ngritjen e shumë vetave në Izrael dhe shenjë kundërshtimi,

35. që të zbulohen mendimet e shumë zemrave. Ndërsa ty një shpatë do të ta përshkojë shpirtin».

36. Aty gjendej edhe një profeteshë, Ana, bija e Fanuelit, nga fisi i Asherit. Ajo ishte e shkuar në moshë, kishte jetuar shtatë vjet me burrin e saj

37. e pastaj jetoi si vejushë derisa u bë tetëdhjetë e katër vjeç. Ajo nuk largohej nga tempulli, por adhuronte Zotin ditë e natë, duke agjëruar e duke u lutur.

38. Meqenëse ndodhej aty në atë çast, filloi edhe ajo të lavdëronte Zotin dhe u fliste për fëmijën atyre që prisnin shpengimin e Jerusalemit.

39. Kur kryen gjithçka sipas ligjit të Zotit, u kthyen në Galile, në qytetin e tyre Nazaret.

40. Fëmija rritej e forcohej plot urti dhe hiri i Zotit ishte me të.

41. Prindërit e Jezuit shkonin çdo vit në Jerusalem për festën e Pashkës.

42. Kur ai mbushi dymbëdhjetë vjeç, shkuan përsëri atje, sipas zakonit.

43. Si kaluan ditët e festës, ata u nisën për t’u kthyer. Fëmija Jezu mbeti në Jerusalem, por prindërit nuk e morën vesh këtë gjë.

44. Meqë mendonin se ai ishte bashkë me udhëtarët e tjerë, ata udhëtuan gjithë ditën dhe pastaj filluan ta kërkonin te të afërmit e të njohurit,

45. por nuk e gjetën dhe u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar.

46. Pas tri ditësh e gjetën në tempull. Ishte ulur në mes të mësuesve që i dëgjonte dhe i pyeste.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 2