Dhjata e Re

Luka 2:20-30 Së Bashku (ALNT)

20. Atëherë barinjtë u kthyen duke përlëvduar Perëndinë e duke i thurur lavde për gjithçka panë e dëgjuan, ashtu siç u qe thënë.

21. Pas tetë ditësh, kur e rrethprenë, i vunë emrin Jezu, emrin që i kishte vënë engjëlli para se të ngjizej.

22. Kur erdhi koha e pastrimit të tyre në tempull, sipas ligjit të Moisiut, Jozefi dhe Maria e çuan Jezuin në Jerusalem për t’ia paraqitur Zotit,

23. siç është shkruar në ligjin e Zotit: Çdo djalë i parë do t’i kushtohet Zotit,

24. dhe për të kushtuar flinë siç thuhet në ligjin e Zotit: Një çift turtujsh ose dy pëllumba të vegjël.

25. Në atë kohë jetonte në Jerusalem një njeri me emrin Simeon. Ky njeri ishte i drejtë e i përkushtuar ndaj Perëndisë. Ai priste ngushëllimin e Izraelit dhe Shpirti i Shenjtë ishte me të.

26. Shpirti i Shenjtë i kishte zbuluar se nuk do të vdiste pa e parë Krishtin e Zotit.

27. I udhëhequr nga Shpirti i Shenjtë ai erdhi në tempull dhe kur prindërit sollën Jezuin foshnjë, për të përmbushur me të kërkesat e ligjit të Moisiut,

28. Simeoni e mori Jezuin në krahë dhe bekoi Perëndinë kështu:

29. «Tani, o Zot,lëre shërbëtorin tënd të shkojënë paqe, sipas fjalës sate,

30. sepse me sytë e mie pashë shpëtimin tënd,

Lexoni kapitullin e plotë Luka 2