Dhjata e Re

Luka 2:1-11 Së Bashku (ALNT)

1. Në ato ditë Cezar Augusti nxori një dekret për regjistrimin e tërë popullsisë.

2. Regjistrimi i parë ishte bërë kur Kuirini qeveriste Sirinë.

3. Të gjithë shkonin për t’u regjistruar, secili në qytetin e vet.

4. Edhe Jozefi, që ishte nga Galileja, nga qyteti i Nazaretit, shkoi në Jude, në qytetin e Davidit, që quhet Betlehem, sepse ishte nga shtëpia dhe nga fisi i Davidit,

5. për t’u regjistruar së bashku me Marinë, të fejuarën e tij, që ishte shtatzënë.

6. Ndërsa ndodheshin në Betlehem, i erdhën ditët për të lindur

7. dhe lindi djalin e saj të parë. E mbështolli në pelena dhe e vuri në grazhd, sepse në bujtinë nuk kishte vend për ta.

8. Në atë vend gjendeshin disa barinj që kalonin natën nëpër ara duke ruajtur tufën e tyre.

9. Një engjëll i Zotit iu shfaq atyre dhe lavdia e Zotit i mbështolli me dritë. Ata u trembën shumë,

10. por engjëlli u tha: «Mos kini frikë! Ja, po ju jap lajmin e mirë, një gëzim të madh për të gjithë popullin:

11. Sot, në qytetin e Davidit ka lindur për ju një shpëtimtar që është Krishti Zot.

Lexoni kapitullin e plotë Luka 2